Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndoka ishte në listën e 50 urdhër arresteve të lëshuara nga GJKKO ku u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit dhe u zbardhën 8 ngjarje kriminale.
ITALI- Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi" të SPAK, është arrestuar në Itali. Në pranga është vënë Ilia Ndoka, pjesë e grupit kriminal të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ky i fundit ishte në listën e 50 urdhër arresteve të lëshuara nga GJKKO ku u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit dhe u zbardhën 8 ngjarje kriminale. Ekzekutimi i urdhër arresteve u krye në bashkëpunim edhe me autoritetet ndërkombëtare.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
altin dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme ka nisur ...
Foto ilustruese DURRËS-Katër persona janë vënë kapur nga policia e Durrësit pasi të rinjtë kanë rrëmbyer ...
altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve nga deput...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të n...
foto ilustruese TIRANË- Një 54-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri, pasi ishte në k&e...
pamje nga ngjarja GREQI- Arrestohet në Greqi një shqiptar pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me kultivimin dhe trafiki...
altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar publikimin në media të materialeve hetimore....
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimi të tij në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor ka kërkuar që...
altin dumani TIRANË - Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa po përgjigjej pyetjes së deputetëve foli edhe për vettingun në...
Dumani TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim ësht&eum...