Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia bëri sekuestrimin e tre automjeteve, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.
TIRANË- Policia ka vënë në pranga 4 persona në kuadër të operacionit 'Midnight 7'. Këta persona janë kapur duke transportuar kundrejt fitimit, me 2 automjete, 4 emigrantë të paligjshëm. Njërit prej bashkëpunëtorëve, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Policia bëri sekuestrimin e tre automjeteve, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë personat:B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë; F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë; G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë; I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Transportonin kundrejt fitimit, me 2 automjete, 4 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve kreu dhe manovra të rrezikshme me automjetin. Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim që të sinjalizonin 2 drejtuesit e automjeteve që transportonin emigrantët, nëse kishte shërbime të Policisë. Njërit prej bashkëpunëtorëve, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Sekuestrohen 3 automjete, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 7".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;
-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;
-G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë;
-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjere shtetasen F. Xh., si dhe 2 automjeteve të tjera tip "Audi Q5", me drejtues shtetasit G. V. dhe I. A.
Sapo kanë konstatuar se ishin në ndjekje nga Policia, shtetasit I. A. dhe G. V. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ata kanë zbritur nga automjetet e tyre 4 emigrantët të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.
Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip "Volksëagen", përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kaojen e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Moti TIRANË- Jemi zyrtarisht në pranverë, por dimri nuk po largohet. Kjo fundjavë do të jetë e freskët, sipas Metoalb, k...
Policia FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona kanë rënë...
Svetlana Timofeeva ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mos ekstradojë blogeren ruse të kapur në uzin...
Foto ilustruese GREQI- Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjve mbrëmjen e djeshme në Athin...
foto ilustruese GREQI- Një seknë e rëndë ka ndodhur në Agios Panteleimonas, ku një grua 50-vjeçare lehu me terpentin&e...
Kakavije TIRANË- Pashkët ortodokse kanë krijuar radhë të gjatë në kufitë e Shqipërisë dhe Greqinë. K...
Foto ilustruese ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale...
Karabinierët ITALI- “Më sill 10 euro për pazarin?”; “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”. Këto jan&...
Kakavijë GJIROKASTËR- Një 33-vjeccar është vënë në pranga pasi a tentuar të fusë në Shqipëri nj...
Spanjë SPANJË- 12 persona janë vënë në pranga, mes tyre dhe shqiptarë, pasi akuzohen se janë pjesë e një ...