LIVE UPDATES
Aktualitet

"Atentate, para, drogë dhe armë", operacioni në Europë, në shënjestër organizata kriminale shqiptare, bilanci i Francës: Sekuestruam drogë dhe 400.000 euro

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Zvicër janë kryer tre arrestime.

8 Qershor 2024, 09:48 Nga M.B
"Atentate, para, drogë dhe armë", operacioni në
Sekuestrimet e autoriteteve të huaja

FRANCA- Autoritetet franceze kanë deklaruar se është përfshirë në operacionin europian të zhvilluar në Belgjikë, Zvicër, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi të martën në arrestimin e 17 personave.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Zvicër janë kryer tre arrestime. Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge dhe grabitje me armë. Aktivitetet e saj u shtrinë edhe në Zvicër. Gjatë operacionit të zhvilluar të martën në Zvicër, policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.

Dy anëtarë të tjerë të bandës janë arrestuar më parë në Holandë dhe Zvicër. Ndërkohë sipas mediave italiane, nga hetimi rezultoi se organizata jo vetëm transportonte dhe shiste drogë, por bashkëpunonte edhe me një grup tjetër kriminal shqiptar për të grabitur drogën e klaneve rivale.

“Një furnizues kryesor i rrjeteve shqiptare që operojnë në Savoie dhe Haute-Savoie është në mesin e të dyshuarve të arrestuar. Ky i fundit, një shqiptar me banim në rajonin e Lionit organizonte importe të shpeshta me partnerin e tij nga Evropa Veriore. E ardhur nga Belgjika dhe Holanda, droga më pas u shpërnda në departamentet 73 dhe 74, veçanërisht në sektorin e Annecy.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 3 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë dhe disa dhjetëra kilogramë produkte prerëse me një çmim rishitjeje prej afro 500 mijë euro. Krahas kësaj, ata morën në dorë më shumë se 400.000 euro cash, automjete të nivelit të lartë dhe llogari bankare”, kanë deklaruar autoritetet franceze sot.

Sipas mediave italiane kjo bandë e dhunshme kishte në dispozicion një arsenal armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.

11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë, ndërsa të tjerët në shtetet e tjera europiane ku u shtrinë kontrollet me qëllim ekstradimin në Belgjikë. Një nga të arrestuarit në Itali rezultonte në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Arezzos me 2 vjet 10 muaj e 6 ditë burg për drogë lidhur me ngjarje të ndodhura në Civitella Val di Chiana (AR) në 2016.

Sipas hetimeve, anëtarët e organizatës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora. Bëhet fjalë për një lloj mafie shqiptare, siç thonë mediat italiane, që merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi tek prerja, tek riciklimi dhe më në fund tek trafiku i armëve. Ndër veprimet që i atribuohen organizatës, ka edhe episode të dhunshme të lidhura me kriminelë të përshkruar nga prokurorët belgë si veçanërisht të rrezikshëm dhe të vendosur.

Emrat e të dyshuarve nuk janë aspak të rinj për autoritetet e zbatimit të ligjit. Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar në Francë me burgim nga 10 deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por edhe kështu ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Kërkimet në Belgjikë në kuadër të operacionit kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, 6 armë zjarri, kimikate, uniforma policie dhe jelekë antiplumb, 265,000 euro para cash, 20 telefona të kriptuar, automjete etj. Grupi i trafikantëve të hetuar nga Policia e Antwerp në Belgjikë ishin të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta.

kokaine para

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës