Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbi pronarin e lokalit rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 32-vjeçar, në qytetin e Korçës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati. Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 26-vjeçar, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokal dhe një 30-vjeçar, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.
Mbi pronarin e lokalit rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ndërsa mbi të punësuarin dhe klientin rëndon akuza për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë kontrollit fizik, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre celularë.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë zbuluar 2 lokale në lagjen nr. 8 në qytet, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste: u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasi L. Dh., 32 vjeç, banues në Korçë, pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati;
nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin M. S., 26 vjeç, banues në Korçë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e shtetasit L. DH. Gjatë këqyrjes së celularëve të këtyre dy shtetasve, u gjetën faqe aktive për baste sportive.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin H. L., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Prokuroria e Fierit FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një person, pasi abuzoi seksualisht...
SPAK FUSHË KRUJË- SPAK ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narko...
Fotoja e publikuar në TikTok DURRËS- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 14-vjeçari në Durrës. I mituri kishte publi...
Aurel Zarka TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe i akuzuari prej saj për korrupsion e ndikim të paligjshëm në ç&eu...
Pamje nga operacioni FUSHË KRUJË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë në zbatim të urdhrit të Gjykatë...
Policia FUSHË KRUJË- Detaje të reja kanë dalë nga operaconi i sotshëm në Fushë Krujë ndaj grupit 'Rraja'....
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije detajet e operacionit të fundit kundër një...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një18-vjeçar, me iniciale R.H., banues në Shko...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rr...
Autori TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si autori që i vuri flakën një automjeti luksoz...