LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pa turma, det ëndrrash dhe shezlong për 10 euro", Il Messaggero: Pushime me kosto të ulët, pas Shqipërisë 2024 është viti i Kalabrisë!

Gazeta nënvizon se të dhënat e kësaj vere dëshmojnë se muaji gusht shënoi një sukses të rëndësishëm për jugun e vendit fqinj. Kalabria në majën e çizmes nuk është një prej destinacioneve masive në Itali, por këtë verë bëri të kundërtën e asaj që bëri jugu i Shqipërisë.

23 Gusht 2024, 22:05 Nga N.F
"Pa turma, det ëndrrash dhe shezlong për 10 euro", Il
Foto ilustruese

ITALI- Ujëra të kristaltë, çmime të ulëta dhe mbi të gjitha pa atë që ka marrë emrin “overturizëm” dhe që po mundon shumë vende të tjera të njohura. Nëse vitin e kaluar të gjithë u tërhoqën nga “fenomeni Shqipëria” si destinacionin perfekt veror me kosto të ulët, këtë vit italianët iu kthyen vendit të tyre duke rizbuluar… Kalabrinë”.

Kështu nis një shkrim i gjatë i gazetës italiane “Il Messaggero” me titull “Pushime me kosto të ulët: pas Shqipërisë, viti 2024 është viti i Kalabrisë. Pa turma, det ëndrrash dhe shezlong për 10 euro”. Gazeta nënvizon se të dhënat e kësaj vere dëshmojnë se muaji gusht shënoi një sukses të rëndësishëm për jugun e vendit fqinj. Kalabria në majën e çizmes nuk është një prej destinacioneve masive në Itali, por këtë verë bëri të kundërtën e asaj që bëri jugu i Shqipërisë.

Uli çmimet. Observatori “Viaggi Astoi Confindustria” e vendosi Kalabrinë ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët së bashku me Pulian, Sardenjen dhe Siçilinë. Vitin e kaluar revista “Time” e renditi si një nga vendet më të “nënvlerësuara” për t’u vizituar të paktën një herë në jetë.

Kalabria ofron mbi 700 km vijë bregdetare midis detit Tirren dhe Jon me një det të pastër kristal, fshatra si kartolina dhe tre parqe kombëtare. Ka një përzierje mes detit, kulturës dhe natyrës që e bën atë shumë tërheqëse, së bashku me çmimet konkurruese.

Një shembull i çmimeve me kosto të ulët? Në bregdetin Tirren në Campora San Giovanni, një fshat i Amanteas, një çadër dhe dy shezlongë kushtojnë 10 euro për gjithë ditën, çdo ditë të javës, pa asnjë ndryshim gjatë gjithën gushtit. Parkimi (i ruajtur) është vetëm 2 euro. Situata është e ngjashme edhe në plazhin e afërt të Coreca-s me çadra dhe shezlong për 15 euro.

Çmime padyshim të ulëta në krahasim me mesataren italiane, për një det që nuk ka asgjë për të pasur zili nga ai i destinacioneve të tjera më të njohura. Në të njëjtin vend, një drekë në breg të detit me një pjatë Tagliatelle me karavidhe, një fetë ton, dy gota verë dhe pjatë anësore kushton rreth 50 euro për dy persona (25 euro secili).

Për më tepër, në shumë destinacione është e lejuar të marrësh drekën nga shtëpia pa qenë i “detyruar” të përdorësh restorantin lokal. Ndryshe është situata në bregdetin e Jonit, ku çmimet janë më të larta, duke arritur deri në 35 euro për një çadër dhe dy shezlongë.

Maria Cristina Gazzaruso, presidente e seksionit të turizmit të Unindustria Calabria thotë se “evropianët po rizbulojnë këtë rajon, edhe falë fushatave të ndryshme të cilat kanë rizgjuar markën “Calabria”.

shqiperia kalabria pushime

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë