LIVE UPDATES
Aktualitet

"Paga kalimtare"/ Mbi 150 mijë euro në muaj dalin nga buxheti i shtetit për ish-deputetët edhe pasi ata nuk janë më pjesë e Kuvendit

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “pagë kalimtare” - një përfitim që u garanton ish-deputetëve pagë mujore për një periudhë deri në 12 muaj pas përfundimit të mandatit, edhe nëse nuk janë rizgjedhur dhe nuk ushtrojnë më asnjë funksion parlamentar.

22 Qershor 2026, 14:30 Nga E.d
"Paga kalimtare"/ Mbi 150 mijë euro në muaj  dalin nga
Foto ilustruse

Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çmimesh dhe pasiguri ekonomike, mbi 150 mijë euro dalin nga buxheti i shtetit për një skemë që paguan ish-deputetët, edhe pasi ata nuk janë më pjesë e Kuvendit.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “pagë kalimtare” - një përfitim që u garanton ish-deputetëve pagë mujore për një periudhë deri në 12 muaj pas përfundimit të mandatit, edhe nëse nuk janë rizgjedhur dhe nuk ushtrojnë më asnjë funksion parlamentar.

Një përfitim që i kushton shtetit miliona

Vetëm nga legjislatura e fundit - e cila u konstituua më 11 shkurt dhe u shpërnda më 28 prill - një ish-deputet mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 23 mijë euro për një vit, pa punuar fare në Kuvend. Aktualisht, institucioni ligjvënës nuk është funksional - është në pritje të konstituimit në bazë të rezultateve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat nuk janë certifikuar ende.

Nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetësh, në muajin maj, 80 prej tyre kanë aplikuar për pagën kalimtare në vlerë prej 1.914 eurosh, sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi i Kosovës. Kjo përkthehet në rreth 153 mijë euro në muaj nga buxheti i shtetit, ose afërsisht dy milionë euro në vit.

E garantuar me ligj, e debatueshme nga aspekti etik

Paga kalimtare është e garantuar me ligj, pavarësisht kohëzgjatjes së mandatit të deputetit apo faktit që disa nuk e ushtrojnë më atë funksion. Sipas Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, ish-deputetët kanë të drejtë ta marrin këtë kompensim deri në momentin kur fillojnë të realizojnë të ardhura nga një burim tjetër ose pensioni, apo maksimumi 12 muaj.

Organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit thonë se legjislatura e fundit - e dhjeta me radhë - ka qenë e paefektshme. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë periudhës shkurt-prill, Kuvendi ka mbajtur 24 seanca, shumica të jashtëzakonshme, me vendimmarrje të shpejtë dhe pa debat substancial.

Hulumtuesi ligjor në IKD, Melos Kolshi, thotë se, ndonëse paga kalimtare është e ligjshme, ajo krijon hendek të qartë mes ligjit dhe etikës publike. Sipas tij, problemi qëndron në aplikimin pothuajse automatik të kësaj të drejte, në një realitet ku qytetarët përballen me papunësi, rritje të kostos së jetesës dhe paga të ulëta.

Ai thekson se përgjegjësia nuk është vetëm ligjore, por edhe morale, duke nënvizuar se çdo ish-deputet duhet të vlerësojë vetë nëse realisht ka nevojë për këtë kompensim.

“Nëse një ish-deputet ka mundësi të kthehet menjëherë në profesionin e tij apo ka burime të tjera të të ardhurave, atëherë përfitimi i pagës kalimtare vetëm pse e lejon ligji, është vështirë të arsyetohet nga pikëpamja etike”, thotë Kolshi për Radion Evropa e Lirë.

“E paarsyeshme në një ekonomi me sfida”

Në aspektin ekonomik, skema shihet edhe më kritike. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e konsideron këtë pagesë të paarsyeshme në kushtet aktuale ekonomike të vendit. Sipas tij, edhe pse qëllimi i saj është të lehtësojë tranzicionin e ish-deputetëve, kostoja prej rreth dy milionë eurosh në vit është vështirë të justifikohet në një ekonomi me inflacion dhe papunësi.

“Dy milionë euro do të mund të orientoheshin në arsim, shëndetësi, mbështetje për të rinjtë, bursa studentore apo programe punësimi”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë. 

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni ka shënuar rritje gjatë vitit të fundit. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se inflacioni në muajin maj ka arritur në 6.8 për qind, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.

Ekonomia ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, por, sipas ekspertëve, rritja njëshifrore nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e qytetarëve. Papunësia mbetet në nivelin 10.9 për qind, ndërsa paga mesatare mujore është 713 euro.

Thirrje për rishikim të ligjit

Mehmeti dhe Kolshi pajtohen se baza ligjore duhet të rishikohet, pa e hequr këtë të drejtë. Sipas Kolshit, problemi nuk është ekzistenca e pagës kalimtare, por mënyra se si është e dizajnuar.

Ai propozon që periudha 12-mujore të rishikohet, sidomos kur mandatet parlamentare në praktikë mund të zgjasin shumë më pak. Një model më fleksibil, sipas tij, do të mund të ishte më i drejtë dhe më proporcional me kohëzgjatjen reale të mandatit.

“Një periudhë fikse prej 12 muajsh mund të mos jetë gjithmonë e justifikuar, prandaj mund të shqyrtohet një afat më i shkurtër ose një model gradual që zvogëlon kompensimin me kalimin e kohës, varësisht se sa ka zgjatur legjislatura”, thotë Kolshi.

Mehmeti sugjeron kufizimin e pagës kalimtare në 3 deri në 6 muaj, ose lidhjen më të ngushtë me kohëzgjatjen e shërbimit parlamentar.

“Kjo do të rriste përgjegjshmërinë dhe transparencën në përdorimin e parasë së taksapaguesve... sepse, viteve të fundit, janë shpeshtuar ciklet zgjedhore, e rrjedhimisht edhe pagesat”, thekson ai.

Një sistem politik me cikle të shpeshta zgjedhore

Vetëm gjatë një viti e gjysmë të fundit, Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje parlamentare - një tregues i paqëndrueshmërisë politike që ndikon drejtpërdrejt edhe në barrën financiare të shtetit. Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t'i shpallë rezultatet përfundimtare deri në fund të muajit, ndërsa më pas pritet të konstituohet Kuvendi i ri.

Ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.

Njëzet ulëse janë të garantuara për komunitetet pakicë - dhjetë për serbët, dhjetë për të tjerat.

Nga legjislatura e fundit, 36 deputetë kanë mbetur jashtë Kuvendit, por numri përfundimtar i përfituesve të pagës kalimtare do të dihet vetëm pas formimit të Qeverisë, pasi disa deputetë pritet të emërohen ministra dhe të lirojnë mandatet./REL

kosovë çmime 150 mijë euro

Sondazh

Poll

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë