Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje kriminale. Falë informacionit të marrë në kohë është vënë në pranga një 49-vjeçar që u kap në qytet me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Shtetasi me inicialet A. M., rezulton i dënuar më parë për "armëmbajtje pa leje". Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, policia ka lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Njoftimi nga policia
Pogradec/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec, operacioni policor i koduar "Ndërhyrja". Ndërhyrja në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit. Falë informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 49-vjeçari që u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. 49-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Ndërhyrja" u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Foto nga aksioni GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transpo...
Foto ilustruese “Fillimisht babai e më pas edhe vëllai i madh kanë hyrë për të shpëtuar djalin e vogël por n&...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve të një pjesëmarrësi që po teston njohurit&eu...
atentati ne Fushe-Kruje TIRANE- Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mb...
Policia TIRANË-Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim zyrtar në lidhje me hapat që janë ndërmarrë pas sherrit q&eu...
babai dhe dy djemte humben jeten ne det Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemt...
lenda narkotike e sekuestruar dhe arma TROPOJË- Në sajë të operacionit të koduar “Xhirot”, policia Tropojë ka ar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë TIRANË- KLP ka emëruar sot 26 prokurorë të rinj, ku dhe janë zbardhur edhe emrat. N...
anija SARANDË- Pronari i anijes “Sipa Tours”, Arben Pipa, ka shpjeguar një incident që ishte raportuar mbrëmjen e djeshme ...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin rru...