EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Sipas Policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës në lagjen "Vasil Shanto", 18-vjeçari me iniciale A. F. dyshohet se ka plagosur me thikë 32-vjeçarin V. K., pas një konflikti për motive të dobëta.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një 41-vjeçar që dyshohet se po shkonte të vriste autorin e plagosjes së vëllait të tij.
Sipas Policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës në lagjen "Vasil Shanto", 18-vjeçari me iniciale A. F. dyshohet se ka plagosur me thikë 32-vjeçarin V. K., pas një konflikti për motive të dobëta.Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë u nisën drejt vendit të ngjarjes.
Gjatë rrugës, efektivët morën informacion se vëllai i të plagosurit, 41-vjeçari A. K., kishte marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.
Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të Policisë, 41-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë. Gjatë ndërhyrjes, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete, por u neutralizua nga efektivët.
Njoftimi i Policisë:
"Shkodër / Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda. Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.
Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak. Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen "Vasil Shanto", dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi A. K., 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 41 vjeç, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia./Dosja.al
Astrit Kalaja TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit As...
Poliklinika SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Poliklinikë...
DHËRMI- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi pë...
Sarandë SARANDË- Policia e Shtetit ka goditur një rast të rëndë të trafikimit të armëve të zjarrit, ...
Zjarr ne Elbasan ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit t&eum...
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë është zgjuar sot nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vendi ndodhet në ditë...
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos i kërkoi të martën kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë ligjin për ...
SHKODËR- Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është sekuestruar nga Policia e Shkodrës, pas një operacio...
DURRËS- Tre ish-zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë përv...
dua lipa portesta TIRANË- Qëndrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, lidhur me protestat që...