Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas palës mbrojtëse, këto pamje tregojnë se mes palëve ekzistonte një marrëdhënie miqësore dhe jo një situatë dhune apo mbajtjeje peng.

VLORA- Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 29-vjeçarit kosovar Fisnik Xhaka në Vlorë, ngjarje për të cilën janë arrestuar tre të rinj vlonjatë; Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. Kosovari dyshohet se kishte rol ndërmjetësues në një marrëveshje droge me persona jashtë Shqipërisë, çka më pas u kthye në shkakun kryesor të konfliktit.
Mësohet se Xhaka kishte dalë garant për tre të arrestuarit, duke siguruar që një sasi droge me vlerë rreth 70 mijë euro të dorëzohej në një vend të Bashkimit Evropian pa u paguar paraprakisht. Marrëveshja parashikonte që pagesa të kryhej më vonë, por paratë për ngarkesën nuk u kthyen kurrë, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.
Si pasojë, shtetasi kosovar u mbajt peng për rreth dy javë, gjatë të cilave dyshohet se është ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Ngjarja u zbulua pas denoncimit të motrës së 39-vjeçarit, e cila jeton në Suedi dhe njoftoi autoritetet përmes Interpolit. Ky i fundit koordinoi veprimet me Policinë e Vlorës, e cila arriti të lokalizojë vendndodhjen e Xhakës dhe të arrestojë tre autorët brenda vetëm 15 minutash.
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzat për pengmarrje, duke paraqitur si prova video dhe fotografi ku viktima shfaqet duke drekuar qetësisht me personat e ndaluar. Sipas palës mbrojtëse, këto pamje tregojnë se mes palëve ekzistonte një marrëdhënie miqësore dhe jo një situatë dhune apo mbajtjeje peng.

Apartamenti ku mbahej peng viktima ndodhej rreth 300 metra larg Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ishte i pajisur me kamera sigurie që monitoronin lëvizjet përreth banesës. Pas ndërhyrjes së policisë, Fisnik Xhaka u lirua dhe iu dha ndihma mjekësore për dëmtime të lehta.
Gjatë kontrolleve në banesa, policia sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa në banesën e Julian Zogajt, si dhe një radio marrëse-dhënëse të ngjashme me ato që përdoren nga Policia./ Dosja.al
Foto ilustruese Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është n...
Foto ilustruese KUKËS- Policia ka arrestuar një inspektor të IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale të Kukësit, pas...
Foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punonjës 57-vje&c...
Foto nga operacioni policor KAVAJË- Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy shtetase nga Kolumbia, të cilat përdorni...
Të dënuarit ANGLI- Një gjykatë në Britani ka dënuar pesë shtetas, shqiptarë dhe rumunë, me një total prej...
Foto nga vendngjarja KAKAVIJË- Protestat e fermerëve në Greqi do të vijojnë edhe këtë të shtun...
Foto ilustruese VLORA- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlor&eu...
Sherri SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi m...
Foto nga vendngjarja SHKODËR- Gjatë natës së kaluar, një supermarket në zonën e Kryebushatit, Bashkia Vau-Dejës, u ...
Arrestimi TIRANA- Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Catch”, për një s&eu...