9 Mars 2026, 14:52
Nga E.d
Foto ilustruse
BERAT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar në Berat. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me 55 mijë euro, 2020 paund dhe 2000 dollarë, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme.
Policia ka sekuestruar shumën e parave, 1 automjet dhe 1 aparat cellular. Mbi 67-vjeçarin, banues në Berat, rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat finalizuan operacionin policor të koduar “Produkti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i dyshuar në fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 67 vjeç, banues në Berat.
Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat cellular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al
berat policia para
Aktualitet
9 Mars 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025. Në raportin e tij vjetor, SPAK bën me dije se janë rritur h...
Aktualitet
9 Mars 2026, 14:26
D.S
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plaku dhe ish-shefin e kr...
Aktualitet
9 Mars 2026, 12:04
D.S
Byroja Kombëtare e Hetimit
TIRANË- Mentor Çuku është zgjedhur sot zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëta...
Aktualitet
9 Mars 2026, 10:06
D.S
Ajola XOXA
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin. Mësohet se Xox...
Aktualitet
9 Mars 2026, 09:29
D.S
Prokuroria e Lezhës
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ...
Aktualitet
9 Mars 2026, 08:38
D.S
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda p...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:30
D.S
Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant n...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:25
D.S
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve.
Sipas të dhënave të Eur...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:21
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si...
Aktualitet
8 Mars 2026, 20:56
D.S
Astrit Kalaja
TIRANË- Familja e Astrit Kalasë, vrarë në gjykatën e apelit në Tiranë kërkon që shteti ta ...