13 Janar 2025, 13:23
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese. Vendi vakant në "Kushtetuese" erdhi pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.
Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se dokumentacioni i paraqitur prej kandidatëve i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë. Procedura e aplikimit për postin e kreut të GJK u hap nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor të vitit të kaluar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.
Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
gjykata kushtetuese gjykata e larte
Aktualitet
13 Janar 2025, 13:09
N.F
Tiranë
TIRANË- Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 ...
Aktualitet
13 Janar 2025, 13:02
I.A
Kreshnik Farruku
TIRANË- Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është lënë në masën e sigurisë arrest me bu...
Aktualitet
13 Janar 2025, 12:01
I.A
Gledis Nano
TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Gledis Nano është 'rishfaqur' ditën e sotme në Policinë e S...
Aktualitet
13 Janar 2025, 11:55
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi do të zhvillojë të mërk...
Aktualitet
13 Janar 2025, 11:52
N.F
ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos që nga 3 janari ndodhet i shtruar në një spital në Athinë për shkak të gjendje...
Aktualitet
13 Janar 2025, 10:51
I.A
Serfisti
POGRADEC- Një qytetar ka sfiduar motin e keq ditën e sotme dhe ka bërë sërf me parashutë në liqenin e Pogr...
Aktualitet
13 Janar 2025, 10:29
N.F
Kamionçina
MILOT- Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit ...
Aktualitet
13 Janar 2025, 10:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrotjes ka dhënë përditësime mbi situatën problematike të krijuar nga moti i keq n&...
Aktualitet
13 Janar 2025, 10:12
N.F
Ervin Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Fa...
Aktualitet
13 Janar 2025, 09:55
N.F
Rrëshqitje e dheut dhe përmbytjet
VLORË- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga dita e shtunë nd...