LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjegjësi i Doganës në Portin e Vlorës jashtë shtetit, vepron në sistem sikur është në Shqipëri!

Çuditërisht, në datat kur ka qenë jashtë, ai “figuron” në dokumente në Portin e Vlorës, duke nxjerrë nga territori i doganës kamionë me mallra. Janë mbi 2 mijë praktika doganore me këto veprime që ka konstatuar Fiksi se janë me probleme.

3 Mars 2025, 20:50 Nga E. D
Përgjegjësi i Doganës në Portin e Vlorës jashtë
foto ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Doganën e Portit të Vlorës, ku përgjegjësi Renato Bega vepronte në sistem edhe kur ishte fizikisht jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Çuditërisht, në datat kur ka qenë jashtë, ai “figuron” në dokumente në Portin e Vlorës, duke nxjerrë nga territori i doganës kamionë me mallra. Janë mbi 2 mijë praktika doganore me këto veprime që ka konstatuar Fiksi se janë me probleme.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione shoqëruar edhe me dokumente se Renato Bega ka bërë me dhjetëra udhëtime jashtë vendit, teksa ai “punonte” duke çliruar mallin në Portin e Vlorës. Emri i tij është në dhjetëra praktika të tilla.

“Nga të dhënat e Doganës duket ora dhe data si dhe subjekti çliruar. Më pas edhe emri i përgjegjësit të doganës Renato Bega, i cili jep ok përfundimtar që malli të dalë nga territori doganor. Është shumë e rëndë në Doganë, Tatime dhe Polici lënia e fjalëkalimit të tretëve. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbahet e fshehur sado që janë në dijeni, sepse është skandal dhe s’ka ndodhur kurrë më parë” ishte njëra ankesë.

Informacioni që mbërriti në redaksinë e Fiksit fliste se ky person i linte dikujt, një punonjësi tjetër, fjalëkalimin dhe të dhënat e tij, ku personi tjetër bënte çlirimin e mallit. “Lenia e fjalëkalimit është shumë e rëndë. Janë bërë kallëzimet në prokurori, te antikorrupsioni dhe te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe në heshtje. Janë pushuar dhe transferuar doganierë, të cilët mendohet që kanë bërë kallëzimet” ishte një tjetër ankesë.

Sipas punonjësve të tjerë të Doganës së Vlorës, në dijeni të të gjithave është dhe drejtori Artan Bedini. “Tani që u bë e madhe, kur ai ikën jashtë, cakton Fatmir Feratin në vend të Renato Begës. Ky zotëria Renato Bega na bënte dhe grafikun javor, kur vetë nuk ndodhej në Shqipëri” vijon ankesa.

Fiksi ka siguruar dhjetëra praktika doganore j, të cilat kanë edhe datat e çlirimit të mallit. Njëra prej tyre është krijuar në datën 6 gusht 2024. Janë bërë disa veprime. Përgjegjësi i doganës, Renato Bega, ka shënuar “paguar”. Që do të thotë; pasi ky përgjegjës bën këtë shënim në këtë praktikë, malli del nga territori i doganës.

Por, në një dokument tjetër, që janë hyrje-daljet e z. Reanto Bega nga territori i Republikës së Shqipërisë, përgjegjësi nuk ka qenë në Shqipëri. Por, në Itali!

Një tjetër praktikë që analizoi Fiksi ishte e datës 27 maj 2024. Në dokument ishte emri i Renato Begës, por edhe në këtë datë, ai ishte në Itali. Praktika e radhës ishte e datës 1 prill 2024. Përgjegjësi ka shkruar “paguar”. Ndërkohë, edhe në këtë datë ai ishte jashtë Shqipërisë. Praktika të tjera janë në datat 21 mars dhe 10 janar po në 2024. Edhe në këto data ka qenë jashtë fizikisht, por në “veprim” në Portin e Vlorës.

Fiksi ka siguruar edhe praktika doganore të vitit 2023, të dala nga Dogana në Portin e Vlorës. Një e tillë ishte e datës 13 dhjetor 2023. Një tjetër e datës 8 nëntor, apo e datës 25 tetor. Në të gjitha këto data, përgjegjësi ka qenë jashtë Shqipërisë!

Në total, vetëm të dokumentuara, ai ka dalë nga Shqipëria mbi 15 herë nga 3 ditë. Në 45 ditët që ka qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me emrin e tij janë të paktën 2000 praktika zhdoganimi (mesatarisht 50 në ditë), të cilat janë pranuar nga ky nëpunës shteti.

Pas informacionit, Fiks Fare udhëtoi në Portin e Vlorës, për t’a pyetur përgjegjësin e Doganës Renato Bega si dhe drejtorin e Doganës së Vlorës Artan Bedini. Në hyrje të godinës, gazetarët takojnë Renaton, teksa ai thotë se “ju prisja, pasi më kanë bërë denoncim edhe në prokurori”.

Më tej shton se do të japë shpjegime, po në zyrën e drejtorit Artan Bedini. Fiksi shkon në atë zyrë, ku takojnë drejtorin. Bedini pranon se Renato ka ikur jashtë, por s’ia ka lënë askujt fjalëkalimin dhe të dhënat. Sipas tij, ai ka sistemin e doganës në telefon dhe ka bërë veprime duke çliruar mallin edhe gjatë kohës që ishte jashtë Shqipërisë. Edhe Renato pranon se ka ikur jashtë Shqipërisë, por ka ikur për kurim pasi ka një sëmundje.

Fiksi i bën me dije se, arsyeja që kanë shkuar është për shkak se gjatë kohës që Renato ishte jashtë Shqipërisë, çlironte mallin në Portin e Vlorës. Ata e pranojnë se ka ndodhur diçka e tillë, por sipas tyre “Renato punon 30 ditë dhe ai s’ka një zëvendësues dhe se vetëm ai mund ta bëjë diçka të tillë”. Fiksi i pyet nëse lejohet apo jo që diçka e tillë të ndodhi, na thonë se “jo, por këto janë kushtet”.

Sipas tyre, përgjegjësi s’duhet të jetë fizikisht në Portin e Vlorës, pasi ia ka detyrë vetëm që të shtyp një buton. Më pas, Renato dërgon grupin e Fiks Fare te sistemi dhe thotë se këtë program e ka edhe në telefon. Madje, kështu ka vepruar edhe kur ka ikur jashtë Shqipërisë.

***

Ballafaqimi mes Fiks Fare, përgjegjësit Renato Bega dhe drejtorit Artan Bedini

Përgjegjësi – Tani ideja është kjo se unë vuaj nga një sëmundje. Edhe në vitin 2022, 2023 edhe sot që flasim unë iki njëherë në 3 muaj, njëherë në 2 muaj varet në varësi të diagnozës. Kam ikur jashtë shtetit, u detyrova të iki në Itali. Tani kush më ka mbajtur shënim ndonjë nga, e ke vetë parasysh vetë se si funksionon.

Gazetari – Jo, jo ne na kanë sjellë dokumente …

Përgjegjësi – E di, e di se më kanë thirrur edhe në prokurori për këtë histori.

Gazetari – Nuk e di! Ne na kanë sjellë dokumentet, datat …

Përgjegjësi – TIMS-i

Gazetari – Janë mbi 30 data.

Përgjegjësi – E di.

Gazetari – Që janë bërë praktika doganore, janë bërë në Portin e Vlorës, ndërkohë që ti rezultoje në Itali.

Përgjegjësi – Po pra!

Gazetari – Janë bërë në emrin tënd!

Përgjegjësi – Tani praktikat nuk i bëj unë, unë thjesht jam urdhër çlirimi pasi jam përgjegjës sektori. Unë nuk bëj kontroll fizik.

Gazetari – Po, ok. Në çdo praktikë, kalon njëherë në kontroll fizik, kalojnë njëherë dokumentet dhe pastaj ti bën urdhrin …

Përgjegjësi – Urdhrin e çlirimit.

Drejtori – Unë ta tregoj se çfarë është fiks procedura dhe çfarë bën fiks në rastin konkret. Është një procedurë që s’ka lidhje as me kontrollin fizik dhe as me të qenit fizikisht në vend! Në qoftë se atij i vjen kamioni edhe veprimet i bën me celular nga kamioni dhe këtu ajo që përfiton është se i jep subjektit më shumë kohë që të iki 3 minuta më shpejt. 5 minuta më shpejt. Distanca nuk është në këtë rast problem sigurime. Distanca është koha e përpunimit dhe e lëshimit të mjetit nga procedura doganore ta ulësh sa më shumë të jetë e mundur.

Gazetari – Në këto data, që ke dhënë aprovimin tënd për të dalë malli, ke qenë jashtë! Kjo është ideja?!

Përgjegjësi – Po pra po.

Drejtori – Edhe kur është në shtëpi.

Përgjegjësi – Edhe kur jam në shtëpi, edhe kur jam … Se unë jam një përgjegjës turni për 24 orë se s’kam asnjë ditë pushimi.

Gazetari – Ti je përgjegjës turni?

Përgjegjësi – Unë jam përgjegjës turni dhe 1 përgjegjës ka Dogana e Vlorës.

Gazetari – Po mirë, edhe kur je në Itali ti mund të bësh atë zhbllokimin e mallit?!

Përgjegjësi – Po ç’a do të bëj, se ideja është se kam ikur 1 ditë e kupton. Tani s’do të marr leje 1 ditë.

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Kam qenë edhe në prokurori, kam dhënë të gjitha shpjegimet.

Gazetari – Nuk e di që ke qenë në prokurori.

Përgjegjësi – Jo, jo po të sqaroj.

Gazetari – Ajo që ne erdhëm këtu, sepse ne nuk vijmë pa u verifikuar informacioni …

Përgjegjësi – Po pra, ai që t’i ka nisur e ka lehtësisht të verifikueshme dhe unë kam qenë jashtë shtetit! Dhe në shumicën …

Gazetari – Ajo është e verifikueshme që ti ke qenë jashtë shtetit, ndërkohë që ti ke çliruar.

Përgjegjësi – Në shumicën e datave ka qenë ose ditë pushimi, ose ditë që s’ka pasur traget.

Gazetari – Po ndërkohë që emri jot figuron këtu që ke çliruar!

Përgjegjësi – Po s’kam një tjetër pra, se s’është se kam ikur 1 javë dhe ok s’kam marrë lejë.

Drejtori – Ai është në praktikë që figuron që çliron.

Gazetari – Pa qenë prezent?!

Përgjegjësi – Pa qenë tani se puna do bërë, është operative e kupton.

Gazetari – Ok, po në qoftë se nuk je këtu je në shtëpi, je në Itali, je në Gjermani.

Përgjegjësi – Nuk jam, nuk jam se si të jem unë …

Drejtori – Është një çlirim në sistem.

Gazetari – E kuptoj. Kjo bëhet nëpërmjet telefonit, se ajo me sa di është pasëord në kompjuter apo jo?

Përgjegjësi – Po pra, është një sistem PTL edhe atë e kam përdorur dhe me e-deskun e kupton. E lush e-deskun në telefon dhe më dalin të gjitha ato.

Gazetari – Tani ne na thanë që ti i ke dhënë pasëordin dikujt këtu?!

Përgjegjësi – Po lerë, është tjetër histori ajo.

Gazetari – Po na thanë dhe emrin.

Përgjegjësi – Po pra po, Fatmir Feratin e di, e di. S’është kjo, kjo është kot.

Gazetari – Po kjo është e ligjshme që mund të funksionojë në këtë mënyrë?

Përgjegjësi – Si?

Gazetari – E zëmë Renato ndodhet në Itali.

Përgjegjësi – Tani po flasim për kushte.

Gazetari – Po flasim për kushtet e një institucioni Renato. Dakord, e heqim anën njerëzore që ti thua shkoj për kurim. Nga ana njerëzore të jap të drejtë, ke kurim, merr leje te secili.

Përgjegjësi – Nuk marr leje. Po të them se s’kam marrë leje se ky është problemi. Se s’kam marrë leje.

Gazetari – Asnjëherë?

Përgjegjësi – Për faktin se kam ikur 1 apo 2 ditë.

Gazetari – S’ke marrë leje?

Përgjegjësi – S’kam marrë leje se ç’a leje të marr se unë jam të dielën për të hënën në punë. Që të marrësh leje duhet të bësh. Kryetari duhet …

Drejtori – Duhet t’i japë akses një personi.

Përgjegjësi – Të hapë aksesin, vonon 2 ditë e kupton.

Gazetari – Kjo nuk bën fjalë për kalim malli nga një magazinë, kjo bën fjalë për kalim malli në doganë. Ky është port, është i sigurisë …

Përgjegjësi – Malli …

Gazetari – Ky është Port i Sigurisë.

Përgjegjësi – Po mirë si e ka interpretuar ai.

Gazetari – Jo është ajo që shohim ne, kjo është Siguri Kombëtare në radhë të parë.

Drejtori – Nuk ka lidhje me sigurinë, po fare, fare!

Gazetari – Po mirë, është e ligjshme që Renato kushdo që të jetë, Sokoli që unë punoj në doganë dhe unë rezulton në Gjermani, në Itali, në Angli dhe unë bëj …

Drejtori – E di kush është e paligjshmja, do të ishte e paligjshme në qoftë se Renatoja duke qenë jashtë shtetit paguhet në Shqipëri me orë shtesë. Paguhet me ditë pune shtesë nga ato që i takojnë.

Gazetari – Dhe ato ditët e punës i paguhen atij, përderisa s’ka marrë leje paguhet ai.

Drejtori – Kjo është e bukura e kësaj se ai punon 30 ditë në muaj dhe i paguhen 22 ditë.

Përgjegjësi – 22 ditë e kupton.

Drejtori – Ka një shef turni vetëm, asnjë. Një ka Dogana e Vlorës.

Gazetari – Ti i ke mbyllur nga telefoni?

Përgjegjësi – Jo i kam mbyllur në punë vëlla. Jam këtu unë, e kupton.

Gazetari – Po kur ke qenë jashtë?

Përgjegjësi – Po kur kam ikur jashtë bëhet fjalë për 2 vjet.

Gazetari – Jo janë 50 data …

Përgjegjësi – Për cilat data? Për cilin vit?

Gazetari – 2024, 2023 dhe më para. Para 2024-ës, muaji gusht.

Përgjegjësi – 2023-2024.

Gazetari – Po kjo nuk është cënim se Renato është në Itali, është në Francë se nuk e di se ku ke shkuar.

Drejtori – Për çfarë?

Gazetari – Është Port!

Drejtori – Renato s’është roje i sigurisë së Portit.

Gazetari – E di që nuk është roje, është përgjegjës i Doganës.

Drejtori – Renato ka të bëjë me aktin përfundimtar të prodhimit të një dokumenti administrativ, vetëm çlirimi.

Shkojmë të shohim një praktikë doganore!

Përgjegjësi – Këtu është bërë agjencia.

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Është hedhur nga doganieri i kontrollit fizik, është mbyllur nga përgjegjësi i vlerës dhe unë kryej vetëm këtë operacion “urdhër çlirimi” kaq.

Gazetari – Këtë kompjuter ti e ke dhe në telefon?

Përgjegjësi – Po.

Gazetari – Dhe ti me këtë telefon futesh kudo që të jesh ti futesh te kompjuteri i punës?

Përgjegjësi – Po pra. Edhe unë e kam bërë nga halli, në kuptimin … E kupton çfarë ka ndodhur!/Top Channel

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje