Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Dy të pandehurit akuzohen për “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të vëllezërve Ylli dhe Fatos Sela si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë Tiranë për të pandehurit, Ardian Ahmeti, Sahit Ahmeti dhe ta kthejë çështjen penale kundër tyre për rigjykim në gjykatën e Tiranës. Dy të pandehurit akuzohen për “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë në dëm të vëllezërve Ylli dhe Fatos Sela si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Gjyqtarët e Apelit, kanë konstatuar mangësi proceduriale dhe mangësi hetimore në hetimin e kësaj dosje, dhe nisur nga kjo situatë është urdhëruar rigjykimi i dosjes penale në shkallë të parë me një tjetër trup tjetër gjykimi.
Kujtojmë, se kjo dosje është regjistruar në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e materialit referuar të përcjellë nga policia e kryeqytetit, e cila ka kryer veprime hetimorë, mbi një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në 25 Korrik 2024 në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Ardian Ahmeti, Sahit Ahmeti, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr mbi një dyqan “Tabacino”, ku prezentë ishin dhe fëmijë.
I pandehuri, Sahit Ahmeti, me detyrë punonjës policie rrugore, pranë Komisariatit të Policisë Krujë, Ardian Ahmeti, dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit Fatos Sela dhe Ylli Sela, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.
Konflikti midis tyre, ka vijuar në përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur nga njëra palë punonjësi i policisë Sahit Ahmeti, Adrian Ahmeti dhe nga pala tjetër Fatos Sela, të cilët më pas janë transportuar për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje pak muaj më parë në fund të procesit gjyqësor përfaqësuesi i prokurorisë i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me 15 vjet burgim për të pandehurin Ardian Ahmeti, për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të punonjësit të policisë rrugore Sahit Ahmeti, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Ndërsa për të pandehurin tjetër Ylli Sela, prokuroria kërkoi pushimin e akuzës për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.
Pas dëgjimit të konkluzioneve të mbrojtësve dhe pretencës së prokurorisë, gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 9 vite burgim të Ardian Ahmetit. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 6 vite burgim.
Ndërsa punonjësi i policisë rrugore Sahit Ahmeti, u dënua me 5 vjet burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata e dënoi përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Tashmë këto dënime janë rrëzuar dhe dy të pandehurit do rigjykohen./ SYRI.net
Kokaina e zbuluar nga policia italiane ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy persona me origjinë shqiptare dhe një rumune, pasi po tr...
Pamje nga një protestë në Tiranë. Dhjetëra biznese të mëdha në Shqipëri u bënë objekt i një for...
Autorët e arrestuar në makinën tip 'Benz' HIMARË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre të rinjtë në Himar&eu...
Pamje FIER- 104 të dënuar në burgun e Fierit, mes tyre edhe 2 persona me masa të larta dënimi dhe 2 të huaj jan&eum...
Martin Cani TIRANË- Gjykata e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e të miturit, ...
Burgu i Rrogozhinës RROGOZHINA- 94 të burgosur kanë lënë ambientet e burgut të Rrogozhinës, pas zbatimit të amnisti...
Pamje LUSHNJE- 127 të dënuar kanë përfituar nga amnistia penale në Kosovë të Lushnjes. Të burgosurit e liruar, ishi...
Foto ilustruse TIRANË- Aminstia penale ka bërë të mundur lirimin e shume të burgosurve në vend. Falë saj kanë p&eum...
Ish i burgosuri FIER- Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa s...
Igli Muhameti SHKODËR- Një i burgosur i cili është liruar nga burgu i Reçit, falë amnistisë penale ka falenderua...