LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasjen mes prokurorit të SPAK dhe avokatit Rumano në seancën e dosjes "Plumbi i Artë", Dhoma e Avokatisë: Dënojmë gjuhën fyese dhe denigruese

Dhoma e Avokatisë shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur gjatë seancë duke e cilësuar si të fyese dhe denigruese të përdorur nga prokurori Dibra ndaj avokatit, ndërsa shton se ky nuk është një qëndrim i izoluar nga përfaqësuesit e akuzës, qoftë në procesin në fjalë apo edhe në të tjera.

12 Korrik 2025, 14:23 Nga M.B
Përplasjen mes prokurorit të SPAK dhe avokatit Rumano në
Foto ilustruese

TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar për përplasjen në sallën e gjyqit mes prokurorit të SPAK, Behar Dibra dhe avokatit Gentjan Rumano, i cili mbron një nga personat e akuzuar për dosjen "Plumbi i Artë". Mësohet se prokurori është shprehur ndan avokatit në këtë mënyrë: “A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”.

Më pas u raportua se avokati la sallën e gjyqit, duke bërë që seanca të shtyhej për më 15 korrik. Ndërkohë, Dhoma e Avokatisë shpreh shqetësim për gjuhën e përdorur gjatë seancë duke e cilësuar si të fyese dhe denigruese të përdorur nga prokurori Dibra ndaj avokatit, ndërsa shton se ky nuk është një qëndrim i izoluar nga përfaqësuesit e akuzës, qoftë në procesin në fjalë apo edhe në të tjera.

Në deklaratë thuhet se fyerjet dhe denigrimi personal i një avokati në ushtrim të detyrës përbëjnë jo vetëm cënim të rëndë të dinjitetit profesional të tij, por edhe një shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së palëve në një gjykim.

Sipas deklaratës, këto raste, të përsëritura, për më tepër të bëra në prani dhe përpara trupit gjykues, reagimi i të cilëve, sipas Dhomës së Avokatisë, lë shumë për të dëshiruar, tregojnë për një sjellje të qëndrueshme fyese dhe përçmuese ndaj përfaqësuesve të mbrojtjes dhe një model të qëndrueshëm komunikimi jo-etik, që cënon funksionimin e rregullt të drejtësisë, minon barazinë e palëve dhe dëmton imazhin institucional të prokurorisë por edhe të gjithë sistemit të “Drejtësisë së Re”.

DEKLARATË PËR SHTYP DHOMA E AVOKATISË E SHQIPËRISË

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dënon gjuhën fyese ndaj avokatit në sallën e gjyqit gjatë procesit të quajtur “Plumbi i Artë” – AVOKATËT NUK INTIMIDOHEN

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me incidentin e ndodhur pranë Gjykatës së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 10 korrik 2025, gjatë seancës gjyqësore të procedimit penal nr. 75/2022.

Ajo dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme, fyese dhe denigruese të përdorur nga përfaqësuesi i organit të akuzës Prokuroria e Posaçme (SPAK), z. Behar DIBRA, ndaj avokatit Gentjan RUMANO, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Fyerjet dhe denigrimi personal i një avokati në ushtrim të detyrës përbëjnë jo vetëm cënim të rëndë të dinjitetit profesional të tij, por edhe një shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së palëve në një gjykim.

Mbi të gjitha përbën shkelje të drejtëpërdrejtë të Kodit të Etikës Profesionale të Prokurorëve që kanë të bëjnë me sjelljen profesionale dhe etike (neni 4), respektimi i të drejtave të palëve dhe pjesëmarrësve në proces (neni 7) si dhe marrëdhëniet korrekte me përfaqësuesit e mbrojtjes (neni 15). Duhet të bëhet e qartë për këdo se: Avokati, si garantues i të drejtave të qytetarëve dhe mbrojtës i ligjit, gëzonë mbrojtje të posaçme në ushtrimin e funksionit të tij, si një subjektë i barabartë dhe garantues në proçesin e dhënies së drejtësisë dhe për këtë duhet të trajtohet me respekt dhe barazi nga çdo Gjykatë në sistem.

Fatkeqësisht, Dhoma konstakton se ky nuk është një qëndrim i izoluar, nga përfaqësuesit e akuzës, qoftë në proçesin në fjalë ashtu edhe në proçese të tjera. Këto raste, të përsëritura, për më tepër të bëra në prani dhe përpara trupit gjykues, reagimi i të cilëve lë shumë për të dëshiruar, tregojnë për një sjellje të qëndrueshme fyese dhe përçmuese ndaj përfaqësuesve të mbrojtjes dhe një model të qëndrueshëm komunikimi jo-etik, që cënon funksionimin e rregullt të drejtësisë, minon barazinë e palëve dhe dëmton imazhin institucional të prokurorisë por edhe të gjithë sistemit të “Drejtësisë së Re”, që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë sjell në vëmëndje se çdo ndërhyrje, apo sjellje, që pengon ushtrimin e lirë dhe të pavarur të profesionit të avokatit bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me standardet ndërkombëtare të përcaktuara në konventat Republika e Shqipërisë aderon, me përcaktimet në Kodin e Proccedurës Penale si dhe ligjin “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.

Çdo formë denigrimi apo fyerjeje përbën jo vetëm një cënim të dinjitetit individual të avokatit, por edhe një dëm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë juridike dhe standardeve demokratike të një procesi të rregullt ligjor.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dënon, me vendosmëri, çdo sjellje që bie në kundërshtim me parimet e barazisë së armëve, respektit reciprok dhe të drejtës për mbrojtje efektive, e për rrjedhojë ajo do të ndjekë me vëmendje të plotë zhvillimet përkatëse për këtë ngjarje dhe kërkon nga organet kompetente (Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë) të marrin në analizë me përgjegjësi rastin konkret. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shpreh solidaritet të plotë me kolegët e fyer dhe garanton të gjithë anëtarët e saj se do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të integritetit, pavarësisë dhe dinjitetit të profesionit të avokatit. Ajo do të monitorojë me përgjegjësi dhe në vazhdimësi ecurinë e proçesit jo vetëm në rastin konkret por edhe në raste të tjera që kanë të bëjnë me qëndrime të tilla fyese dhe denigruese të kolegëve, duke përshkallëzuarv edhe qëndrimin e saj.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë Komiteti Drejtues

Kryetari Prof. Dr. Maksim Haxhia

dhoma e avokatise

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion