10 Gusht 2022, 14:10
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 24-vjeçare është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash. Kapja e saj u bë në kuadër të operacionit të koduar "Bribery". 24-vjeçarja e arrestuar është e reja me inicialet M. Ç., banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Bribery". Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 24-vjeçarja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Bribery".
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases: - M. Ç., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
operacioni bribery tirane
Aktualitet
10 Gusht 2022, 14:02
e.k
Pamje nga zjarret
ELBASAN- Situta nga zjarret në vend vijon të mbetet e rëndë. Prej dy ditësh flakët kanë përfshir&...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:50
k.m.
Momenti i arrestimit
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, mesditën e sotme. Një 50-vjeçar ë...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:48
k.m.
Arbër Isaku
CONNECTICUT- Dy të rinjtë amerikanë që kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një l...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:23
k.m.
Porti i Durrësit
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Intensive”. Sipas nj...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:17
k.m.
Pamje nga aksidenti në Pogradec
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Pogradecit, ku dy makina jan&...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:06
d.a.
zjarret ne shqiperi
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara d...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Situata e zjarrit në vendin tonë vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave nga Qendra Komb&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 13:00
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 34-vjeçarja Blerina Shtëpani ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet p&eum...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 12:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy shpërthime tritoli kanë ndodhur në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, i ësht...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 12:23
k.m.
Klodian Keqi
KRUJË- Klodian Keqi dyshohet se është autori i vrasjes së Luan Hushit në Fushë Krujë. Keqi ka qëlluar ...