20 Nëntor 2025, 22:39
Nga E. D
foto ilustruese
Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punën për t’iu ofruar hungarezëve informacione të sakta dhe lajme të pavarura.
Në një mesazh për audiencën, shërbimi tha se ekipi i tij ka “punuar me dedikim për të ofruar gazetari të pavarur për audiencat në Hungari”.
Përmbajtja e shërbimit do të vazhdojë të jetë e qasshme online.
“Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, angazhimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë lexuesit tanë”, u tha në njoftim.
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, lavdëroi punën e gazetarëve të Shërbimit hungarez.
“Profesionalizmi i tyre, dedikimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm për misionin tonë kanë ndikuar në suksesin tonë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ata i sollën kësaj organizate”, tha ai.
Shërbimi hungarez rinisi punën më 2020 në bazë të një vendimi të Kongresit amerikan. Para kësaj, ky shërbim kishte operuar nga viti 1950 deri më 1993.
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë amerikanë, e njoftoi Kongresin më 5 nëntor 2025 se synonte ta ndërpriste punën e Shërbimit hungarez të REL-it.
Vendimi hyn në fuqi më 21 nëntor 2025.
“Jemi mirënjohës për vëmendjen e audiencës dhe mbështetjen e tyre që nga dita e parë kur rinisëm punën dhe jemi ndierë të nderuar që t’u sillnim atyre storie origjinale dhe unike”, tha Tibor Vovesz, kreu i Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë./REL
hungari
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 22:22
E. D
perroi
KORÇË- Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në fshatit Kamenicë të Korçës. ...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 22:00
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare çoi në arrestimin e nënt&...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 21:56
E. D
DURRËS- Strukturat e ujitje-kullimit në qarkun Durrës po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të orëve...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 21:13
E. D
foto ilustruese
SHBA- Gazeta meksikane EL FINANCIERO raporton se pas shqiptarit Luftar Hysa, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj një t...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 19:42
E. D
Artur Deliu
ITALI- Personi që shihni në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën në vendin e punës në Itali....
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 17:32
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë përdit...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 16:10
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që nuk morën pjesë në mbledhje...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 15:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Turkish Airlines ka shitur 49% të aksioneve që kishte në Air Albania SHPK. Gjatë një ko...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 16:05
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Me...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 15:51
E. D
foto ilustruese
DURRËSI- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Pepën, për vrasjen e Flori Paluçit në Ma...