Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të sëmurët kronikë, pensionistët kryesisht, përfshirë edhe ata që duhet të marrin barna me rimbursim u duhet të presin në radhë në mënyrë që mjeku i familjes të lëshojë recetën e barnave të rimbursueshme e cila shkon onlinë në farmaci. Kjo pasi sistemi elektronik i cili administrohet nga AKSHI bllokohet herë pas herë dhe nuk i lejon mjekët të vijojnë procesin duke bërë që qytetarët të rovoltohen.
TIRANË- Rikthehen problemet e AKSHI-t me sistemin e nënshkrimit elektronik. Të sëmurët kronikë, pensionistët kryesisht, përfshirë edhe ata që duhet të marrin barna me rimbursim u duhet të presin në radhë në mënyrë që mjeku i familjes të lëshojë recetën e barnave të rimbursueshme e cila shkon onlinë në farmaci. Kjo pasi sistemi elektronik i cili administrohet nga AKSHI bllokohet herë pas herë dhe nuk i lejon mjekët të vijojnë procesin duke bërë që qytetarët të rovoltohen. Dhe kjo nuk është herë e parë që ndodh.
Jo vetëm pacientët por edhe mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë shprehur këtë shqetësim në vazhdimësi të mos funksionimit të sistemit elektronik i cili shpesh i fut në konflikt me pacientët që duan të marrin në kohë barnat për kurimin e sëmundjeve që kanë por nuk munden duke bërë që shpesh ato barna që duhet t’i marrin falas t’i blejnë me para nga xhepi.
Rasti më i fundit ishte në mesin e muajit shkurt, afro pesë javë më parë ku sistemi i AKSHI-t u bllokua për më shumë se 5 ditë me radhë. Në këtë periudhë nuk funksionoi as sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe as sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim.
Madje burime për Top Channel në atë kohë thanë se as ministrja e Shëndetësisë nuk arrinte të firmoste disa dokumente që kërkonin nënshkrim elektronik.
Por edhe pse bllokimi i sistemit elektronik është problem që përsëritet në asnjë rast AKSHI nuk merr përgjegjësitë e veta. Top Channel ka kontaktuar disa herë burime pranë FSDKSh të cilët pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga AKSHI dhe jo nga zyrat e tyre.
Marrë nga Top Channel
Aureljo Dervishi TIRANË- Katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së ...
SPAK TIRANA- Gjykata e Posaçme ka njohur sot ish-drejtuesin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Ti...
Policia VLORA- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen se i kanë grabitur me forcë...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugës ku një pjesë ...
alda klosi TIRANË-Ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi është liruar nga qelia. Ajo u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj q&...
pamje nga urbani TIRANË- Një 51-vjeçar është arrestuar sot pasi në një nga urbanët në kryeqytet, ka tentuar ...
Lekët e sekuestruar GREQI- Autoritet greke kanë shkatërruar 6 grupe kriminale pas një operacioni masiv të nisur tre...
Pamje nga diegiet POGRADEC- Që mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë zjarri në një zonë pyjore në Dhardhas të...
Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale TIRANË- Telefonatat e ofertave të jashtëzakonshme (të dyshekëve a...
foto ilustruese DIBËR- Arrestohet i shpalluri në kërkim Sefer Agasi në Dibër. Mësohet se këtë 50-vjeçar...