10 Maj 2025, 22:34
Nga E. D

FIER- Javën e kaluar ju njohëm me rastin e një zonje nga Fieri, vajza e së cilës ka dalë përfituese e bursës shkollore me kategorinë fituese, prind invalid.
Për ta sqaruar, bursa e shkollës është një pagesë mujore e cila I jepet nxënësve të arsimit 9 vjecar dhe të mesëm sipas tre kriteret ku merren parasysh, kriteri ekonomik, rezultatet e arritura dhe kategoritë jashtë kriterit ekonomik.
Për një moment, nëna e vajzës dyshon se ky problem është shkaktuar nga një ngatërresë në dokumentacionin e bursës që lidhet me emrin e shkollës....
Sic shihet në këtë dokument, në bazë të vendimit nr 135 dt 21.12.2023 të
këshillit bashkiak Fier për miratimin e bursave të shtetit për nxënësit që ndjekin
programet mësimore pranë shkollave të mesme e profesionale, “Rakip Kryeziu dhe
Petro Sota” në Tiranë përfituese është dhe vajza 17 vjeccare e zonjës. Por ndërsa
në vendim janë cituar këto dy shkolla, vajza studionte në gjimnazin e kryeqytetit Besnik Sykja.
Nga ky gabim, nisi më pas një përcjellje derë më derë sa në Bashkinë e
Fierit e sa në institucionet arsimore, që vazhdoi për disa muaj, derisa familjarët e vajzës, të lodhur hoqën dorë pa i marrë paratë e bursës, madje pa e ditur ende sot se ku kanë përfunduar....
Sidoqoftë, për vitin e ri shkollor 2024-2025, edhe njëherë zonja vendosi të
plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, me shpresën se vajza do të bëhej përfituese e një burse, aq e nevojshme për të.
Bursa u përfitua me vendimin e këshillit bashkiak Fier nr.141 datë 23.12.2024 e cila rezulton e treta sipas kërkesave të paraqitur në Bashkinë Fier nga Personat e interesuar., e firmosur nga vetë kryetari Armando Subashi.
Në të gjitha zyrat ku zonja ka trokitur, është përballur vetëm me fjalë
dhe supe të ngritura, e asnjëherë me zgjidhje të hallit. Po ku është ngërcci?
Dhe kryetari e mbajti fjalën, duke na sjellë shkresën e cila shpresojmë se do të na sqarojë gjithccka, dhe vajza më në fund do të ketë mundësi të tërheqë bursën.
Në këtë shkresë thuhet, se fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat administrohen nga njësitë e vetqeverisjes vendore sipas vendndodhjes Territoriale dhe Administrative të shkollave ku nxënësit studiojnë.
Pra për bashkinë Fier gjithccka është e qartë, vajza 17 vjeccare e cila studion në Tiranë, duhet ta tërheqë bursën në minibashkinë që i korrespondon shkollës Besnik Sykja.
Dhe ne aty duhet të shkojmë, me shpresën se kësaj radhe do të jetë hera e fundit.
Me shkresën në dorë u drejtuam për tek njësia 6 e bashkisë Tiranë, zonë ku ndodhet shkolla "Besnik Sykja", morëm këtë përgjigje...
“Ne u shërbejmë vetëm qytetarëve që janë banorë të njësisë 6 dhe ka një dosje të hapur këtu.”
Bashkia Fier është e bindur se ka të drejtë, dhe paratë duhen tërhequr në Tiranë. Në të kundërt punonjësja e njësisë 6 është e qartë dhe e prerë, Vajza nuk mund t’i tërheqë paratë aty.
Tani është radha të pyesim tek drejtoria e poltiikave arsimore në Tiranë.
“Kur bursën e miraton bnashkia X, kuotën e ke tek bashkia X.
VKM është publike dhe nuk e interrpretoj unë apo ti.
Vajza vazhdon rezidente në Fier dhe Ministria e Arsimit ja con financave të bashkisë së Fierit.
Ndaj kjo pikë është cituar në mënyrë jo korrekte sepse bbehte fjalë për shkollatprofesiopnale.”
Gjithccka shumë e qartë. VKM është interpretuar gabim nga juristja e bashkisë Fier.
Ndaj për herë të tretë na duhet të shkojmë në bashkinë e këtij qyteti, për të informuar si zyrën e informacionit ashtu edhe kryetarin Armando Subashi.
Pas takimit me të duket se kryetari ende nuk është i qartë, pavarësisht citimit në mënyrë korrekte të VKM nga drejtoresha e politikave arsimore të Bashkisë Tirane. Prandaj na orienton tek specialistja e tij në bashkinë Fier.
GJithsesi ne vazhdojmë insistimin shkojmë të takojmë juristen por kjo e fundit kategorikisht refuzon të na takojë.
Rëndësi ka që zonja dhe vajza e saj zgjidhën një problem që duhej zgjidhur këtu e një vit më parë./PIRANJAT
fier
Aktualitet
10 Maj 2025, 22:26
I.A
Esat Gjura
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burim...
Aktualitet
10 Maj 2025, 22:23
I.A
Pamjet
PESHKOPI- Pamje të reja kanë dalë në lidhje ngjarjen e ndodhur sot në Peshkopi, ku babai i kandidatit socialist Daniel...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:55
E. D
KUKËS- Kalosh Peposhi, i cili u shpall në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje ësht...
Aktualitet
10 Maj 2025, 22:02
E. D
pamje nga vendngjarja
DIBËR- Policia ka bërë një reagim zyrtat në lidhje me përplasjen mes grupeve të PD dhe PS. Si...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:55
I.A
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime pë...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:46
E. D
foto ilustruese
KLOS- E shtuna e 3 majit shënoi një ngjarje tragjike në Burrel. Fadromisti, 29-vjeçar, Ardit Beshiri, u zu posht...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:46
I.A
Pamje
PESHKOPI- Një incident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Pilafes në Peshkopi, për shkak t...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prej tre javësh kemi denoncuar masakrën mjedisore që po ndodh në Tiranë nga dherat dhe inertet q...
Aktualitet
10 Maj 2025, 21:21
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kan...
Aktualitet
10 Maj 2025, 20:15
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në ...