4 Maj 2026, 11:53
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar turk në Rina, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë. I arrestuari është Ibrahim Karaoglu, 67 vjeç me origjinë turke.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk. Pas proceduarave përkatëse, pritet që 67-vjeçari turk të ekstradohet drejt Turqisë.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, një shtetas që kërkohej ndërkombëtarisht, për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste. Shtetasi turk u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet PKK Rinas.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Njësisë Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Antiterrorit, me partnerët turq, si dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, me objektiv parandalimin e lëvizjes ilegale, të shtetasve në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë në shtetet ku kanë kryer vepra penale, u ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-I. K., 67 vjeç.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye në zbatim të urdhrit të prokurorit, nxjerrë më datë 08.08.2017, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin, për shtetasin I. K., për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, në funksion të procedurës për ekstradimin e këtij shtetasi./Dosja.al
ibrahim karaoglu polica rinas
Aktualitet
4 Maj 2026, 11:33
E.d
Pamje nga homazhet
DURRËS- Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe t&...
Aktualitet
4 Maj 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjyq katër persona, për veprë...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:54
I.A
Sokol Bushpepa
TIRANË- Sokol Bushpepa i kërkuar në Itali për organizatë kriminale është arrestuar ditën e s...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:33
I.A
Pamjet e aksidentit
DURRËS- Shkolla “Demokracia”, ku mësonin tre të miturit e ngjarjes tragjike në Durrës ka reag...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:12
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiran...
Aktualitet
4 Maj 2026, 09:52
I.A
Policia e Durresit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre drejtues në uniformat blu pas ngjarjes tra...
Aktualitet
4 Maj 2026, 09:42
I.A
Pamjet
TIRANË- I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e ish-Kënet&eu...
Aktualitet
4 Maj 2026, 08:34
I.A
Nikoll Radaçi
DURRËS- Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Durrës që përfundoi me vrasjen e dy të miturve &e...
Aktualitet
4 Maj 2026, 07:38
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket ...
Aktualitet
3 Maj 2026, 21:30
D.S
foto nga vengjarja
DURRËS- Gazetarja Armela Ferko, ka reaguar ndaj aksidentit tragjik sot në Durrës. Nëpërmjet një rea...