LIVE UPDATES
Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit/ Zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe vetë shënjestra (EMRAT)

Ndërsa, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

16 Maj 2026, 10:42 Nga E. D

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit/ Zbardhet njoftimi i SPAK: Në

TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre anëtarë të grupit “Bajri”, të cilët planifikuan të ekzekutonin Aleksandër Prendin. Të pandehurit janë Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.  Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Aleksandër Prendi akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, në dëm të disa personave, si dhe për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani akuzohen për “Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton, se Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani më 23.08.2028, rreth orës 17:00, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit Rranxë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, ku ndodhej banesa e Aleksandër Prendit, për ta vrarë lidhur me konflikte të mëparshme mes palëve.

Gjatë përplasjes me armë zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por janë konstatuar dëme materiale në automjetet e përdorura. Në vendngjarje janë identifikuar disa mjete të dëmtuara, përfshirë një “Audi A8” të blinduar me targa gjermane, një tjetër “Audi A8” me targa shqiptare në pronësi të Franko Lekës, si dhe një “BMW” e marrë me qira nga Aleksandër Prendi. Gjithashtu, një “Mercedes Benz S600” i blinduar është ndaluar më vonë nga policia, ndërsa drejtohej nga Safet Bajri.

Sipas të dhënave hetimore, nga këqyrja e mjeteve janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri,  që sipas SPAK provon përfshirjen në shkëmbim zjarri të palëve të përfshira. Pavarësisht hetimeve, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa puna hetimore vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej tyre.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda. Dosja e procedimit penal nr. 220 e viti 2024 është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Të pandehur në këtë procedim penal janë shtetasit: Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.

Aleksandër Prendi i akuzar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal në dëm të shtetasve, Izmir Sakica, Franko Leka, Samuel Troshani dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Franko Leka i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Izmir Sakicaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Samuel Troshani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se të pandehurit, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.

Ngjarja, objekt procedimi ka ndodhur në datë 23.8.2028, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.

Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.

Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SWAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.

Gjithashtu, është konstatuar një Mercedes Benz S600 i blinduar me targa AB857LV, i cili është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më vonë nga policia, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMW me targa AB216LL, e marrë me qira nga shtetasi Aleksandër Prendi, i cili, sipas të dhënave hetimore dhe ekspertimeve të telefonit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Pavarësisht hetimeve të deritanishme, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë./Dosja.al

spak  aleksandër prendi franko leka izmir sakica  samuel troshani safet bajri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë