All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Si u dhunua Indrit Beqiraj nga "njerëzit e Rrumit", dëshmia: Më thanë ata shko në Polici

Siç e raportoi edhe Dosja.al, natën e 2 tetorit në autostradën Tiranë-Durrës, ku një nga vëllezërit Beqiraj u mor peng nga Agron Bejdolli, shoferi dhe një nga miqtë e ngushtë të ‘Rrumit’.

12 Tetor 2022, 19:55 Nga k.m.
Si u dhunua Indrit Beqiraj nga "njerëzit e Rrumit", dëshmia:
Indrit dhe Gentian Beqiraj
All - Paragraf - 1

DURRËS- Zbardhen detaje të tjera lidhur me pengmarrjen e Indrit Beqiraj që solli në "zbulimin" e dy personave që kanë shkatërruar një grup kriminal në Durrës. Siç e raportoi edhe Dosja.al, natën e 2 tetorit në autostradën Tiranë-Durrës, ku një nga vëllezërit Beqiraj u mor peng nga Agron Bejdolli, shoferi dhe një nga miqtë e ngushtë të ‘Rrumit’.

“Unë jam Indrit Beqiraj dhe jam rrëmbyer dhe mbajtur peng për pak kohë nga disa persona. Kam qenë duke lëvizur me motorin e blerë nga komshiu im Kreshnik Kuçi, me targë AI 724. Motori drejtohej nga vëllai im Gentjan Beqiraj, ndersa unë isha pasagjer. Kemi qenë duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës. Sapo kishim kaluar zonën e Sukthit papritmas na godet nga pas një makinë e tipit BMë e zezë. Nga përplasja jemi rrëzuar në tokë. Kam parë që nga makina kanë zbritur tre persona. Të cilët kanë filluar të më godasin dhe më pas më kanë futur në makinë,”- tha Indrit Beqiraj.

Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja Klodiana Lala, Indrit Beqiraj pretendon se është ky momenti, ku personat që e morën peng, filluan ta pyesin duke e dhunuar, se përse kishte shkuar te lokali i tyre ‘Trattoria’, një lokal në Sukth që është në pronësi të familjes Muharremi, të afërmve të ‘Rrumit’, Aleksandër Lahos. Po ashtu, Beqiraj tha se pengmarrësit nuk u mjaftuan vetëm me dhunën ndaj tij, por edhe e instruktuan se si duhej të rrëfehej në Policinë e Shtetit, nëse ata e pyesnin për aksidentin me motor.

"Gjatë rrugës ata vijuan të më godisnin dhe më thonin çfarë do ti tek lokali jonë. I pyeta se për cilin lokal po flisnim dhe më thanë se bëhej fjalë për lokalin “Trattoria” në Sukth. U thashë që kisha qenë vetëm për të ngrënë dhe se nuk kisha asnjë problem me atë lokal. Më thanë kush më kishte dërguar ti ruaja, por unë u thashë askush. Gjatë këtij momenti makina ka lëvizur nga vendi i ngjarjes drejt Maminasit. Ka dalë nga autostrada djathtas dhe më pas në rrugë dytësore. Ka vijuar drejt Koxhasit dhe është kthyer sërish djathtas duke kaluar në një rrugë nën autostradë, dhe më pas është kthyer majtas duke kaluar me rrugën e linjës hekurudhore. Makina ka ndaluar buzë një are në anë të rrugës. Te tre personat kanë zbritur nga mjeti dhe mesa kam parë hoqën targat e makinës dhe i futën në bagazh. Më kanë kontrolluar çantën dhe më kanë nxjerrë jashtë makinës ku më kanë goditur sërish. Dy persona më godisnin, ndërsa tjetri fliste në telefon me dikë që i jepte udhëzimet. Më kanë mbajtur diku 10-15 minuta aty dhe më thanë të largohesha. Më thanë se nëse flisja do më vrisnin pasi ma dinin shtëpinë dhe se kishim 7 ditë që po më ruanin. Kur u largova i pyeta se çfarë të them. Më thanë që të thoja se më kishin rrahur sepse i kisha sharë. Më kërkuan ti takoja pas një jave, në rast te kundërt do më vrisnin tek dera e shtëpisë. Sapo jam larguar, kam telefonuar dy shokë konkretisht Kreshnik Kuçin të cilit i thashë të shkonte të shikonte për vëllain nëse ishte në banesë, ndërsa Përparim Guzës i thashë që të vinte të më merrte me makinë. Përparimi më çoi në banesë, ku atje pa hyrë brenda erdhi dhe më mori policia e Durrësit dhe më çuan në Drejtorinë e Policisë. Nuk arrita të identifikoj asnjë nga personat. Nga gjuha e folur ishin nga Shqipëria e Mesme dhe nga zona e Sukthit. Nëse i shoh me foto mund ti identifikoj,” tha Indrit Beqiraj.

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si "Rrumi". Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H. 

indrit beqiraj gentian beqiraj operacioni porositesi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet