7 Nëntor 2024, 13:19
Nga N.F
Foto
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën teksa kontrabandonin naftë të fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.
Policia bën me dije se të arrestuarit janë 36-vjeçari me inicialet D. G., 40-vjeçari me inicialet E. P., dhe 27-vjeçari me inicialet G. L. Ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Njoftimi i plotë:
Goditen 3 raste të kontrabandës së mallrave dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan secili të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut, 600 litra naftë që e kishin fshehur në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur tre raste të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmanguar detyrime tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
nafte maqedoni e veriut
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 13:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 13...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:50
N.F
Arma
KURBIN- Një 40-vjeçar është vën në pranga në Mamurras. Policia bën me dije se është parandaluar nj...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:31
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet s...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:23
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar është vënë në pranga të hënën e 4 nëntorit në Angli. Mësohe...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një efektiv zjarrfikës është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal t&e...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë në hyrje të Shkodrës paraditen e so...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 48-vjeçari Alban Muço, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, &eum...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Tre persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar nga autoritetet në Kor&ccedi...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 09:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet në lidhje me vepra të ndryshme penale. Konkretisht bë...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 09:56
Elton Qyno
foto ilustruese
SHKODËR- Vrasja e Hamza Licit, vëllait të vogël të Ibrahim Licit, ishte projektuar nga Astmer Bilali dhe Behar Baj...