Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Debati u zhvillua kryesisht mbi këmbënguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino për të kërkuar shkarkimin mbi të njëjtat shkaqe që u vlerësuan nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut si “joproporcionale” dhe qëndrimit të Sevdari se gjykata duhej të zbatonte vendimin e GJEDNJ-së dhe të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare për ankimin e prokurores Antoneta Sevdari, ndaj vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj.
Debati u zhvillua kryesisht mbi këmbënguljen e Komisioneres Publike, Irena Nino për të kërkuar shkarkimin mbi të njëjtat shkaqe që u vlerësuan nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut si “joproporcionale” dhe qëndrimit të Sevdari se gjykata duhej të zbatonte vendimin e GJEDNJ-së dhe të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisionerja Publike e ndau qëndrimin e saj në dy pjesë. Ajo fillimisht parashtroi se gjykata ishte e detyruar të zbatonte vendimin e GJEDNJ-së.
“Kushtetuta ua ka garantuar subjekteve të rivlerësimit, përmes procesit gjyqësor në Kolegj, i cili, dhe në rastin konkret, bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, garanton zbatimin dhe implementimin e vendimit të GJEDNJ-së, në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën vendase”, tha Komisionerja.
Në pjesën e dytë Komisionerja interpretoi se vendimi i GJEDNJ-së – e cila e gjeti shkarkimin e Sevdarit nga detyra në shkelje të të drejtave të njeriut dhe joproporcional, nuk kishte rrëzuar shkaqet e ankimit. Duke cituar pjesë nga vendimi i KPA-së, Nino interpretoi se Sevdari nuk arrinte nivelin e besueshmërisë.
“Çdo qasje tjetër e Komisionerit Publik, në rrethanat kur vendimi i GJEDNJ-së nuk rrëzon shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, por kërkon të vlerësohet proporcionaliteti i masës së shkarkimit, rrjedhojë e vlerës provuese të tyre në raport me kërkesat ligjore, nuk do ishte në përputhje me ligjin”, pretendoi Nino.
Ajo më pas renditi të njëjtat shkaqe që GJEDNJ i cilësoi të pamjaftueshme për shkarkim.
Nga ana e saj Sevdari dhe avokatja Romina Zano u mbrojtën duke i sjellë në vëmendje KPA-së se shkaqet e ankimit që përbënin thelbin e vendimit të prishur të Kolegjit për shkarkimin e prokurores ishin cilësuar nga GJEDNJ disproporcionale dhe se vendimi i bazuar mbi to ishte në shkelje të të drejtave të njeriut.
Ato thanë se shkaqet e përsëritura të ankimit nuk mund të cilësoheshin shkarkuese edhe pas vendimit të GJEDNJ-së.
“Për sa më sipër, Gjykata gjykon se referuar një vlerësimi të përgjithshëm të rrethanave specifike të çështjes, shkarkimi i kërkueses, mbështetur kryesisht në faktin se ajo nuk kishte mundur të provonte se bashkëshorti i saj i kishte paguar tatimet për një pjesë të të ardhurave të tij nga aktivitete të ligjshme gjatë dy dekadave të mëparshme, dhe në mungesë të ndonjë indicie të keqbesimit apo të shkeljeve të qëllimshme nga vetë kërkuesja, ishte joproporcional me qëllimet legjitime të procesit të rivlerësimit”, citohet në prapësime GJEDNJ.
Sevdari që mori fjalën në fund të seancës kundërshtoi qëndrimet e Komisioneres Publike dhe tha se ndjente keqardhje që po “trajtohej si statistikë dhe në kundërshtim me ligjin”.
Sevdari tha se qëndrimi i Komisioneres ishte në kundërshtim edhe me faktet e pranuara në vendimin, tashmë të prishur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por edhe në kundërshtim me 10-tra prova të dorëzuara gjatë hetimit administrativ.
“Ajo jo vetëm nuk merr parasysh vendimin e GJEDNJ-së, por në shkelje të ligjit, gënjen ku në konkluzione thotë se nuk u dokumentua punësimi i pretenduar i bashkëshortit në emigracion”, tha Sevdari duke iu referuar parashtrimeve të Nino.
Prokurorja iu referua një pike në parashtrimet e Ninos sipas të cilës “nuk u provua dhe nuk u dokumentua punësimi i pretenduar i bashkëshortit” në Arabinë Saudite në vitin 2006.
Ndryshe nga sa pretendoi Komisionerja, Kolegji, në vendimin e saj të kritikuar nga vëzhguesi ndërkombëtar dhe të prishur pas vendimit të GJEDNJ-së, pranoi se provat e sjella nga Sevdari sa i takon punës që bashkëshorti kishte bërë në Arabinë Saudite në vitin 2006 “arrin nivelin e besueshmërisë”.
Në mbrojtje Sevdari kërkoi zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimit të GJEDNJ-së.
“Nëse nuk ka harmonizim pra, nëse jemi në rastet e vakumit legjislativ, ose kur parashikimet ligjore bien në kundërshtim me dispozitat e Konventës, atëherë gjyqtarët e çdo niveli zbatojnë drejtpërsëdrejti vendimet e GJEDNJ-së në përputhje me nenin 122 të Kushtetutës”, thuhet në parashtrime.
Pasi dëgjoi palët, trupa që po e shqyrton çështjen me kryesuese Natasha Mulaj, relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, e këshilluar në vend vendosi të tërhiqej për vendim, i cili do të shpallet në 10 maj.
Marrë nga Reporter.al
Foto ilustruese BRITANI- 41-vjeçari shqiptar, Mustaf Cunaj, është dënuar me 9 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar,...
Zak Garner-Purkis BRITANI- Thuajse një javë më parë, media britanike "Daily Express" i kushtoi një artikull rasteve të t...
Peticioni TIRANË- Një incident ka ndodhur me shkollën e Magjistraturës ditën e sotme. Teksa është shpallur lis...
Foto ilustruese BRITANI- Dy kultivues kanabisi kaluan orë të tëra duke u fshehur në një papafingo pasi policia britanike zbuloi nj...
Foto ilustruese KUKËS- Një përplasje fizike ka ndodhur pak ditë më parë në një rrugë në qyte...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Rreth orës 23.30 të së hënës një segment rruge rreth 50 m në lagjen “Qazim...
Foto ilustruese LEZHA- Policia e Lezhës ka reaguar për pezullimin e oficerit të policisë, që dyshohet se ka favorizuar djalin e To...
Gëzim Çela TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në sekuestro pas...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq. Mësohet se n&e...
Foto ilustruese TIRANË- Institucionet publike në vend nuk e njohin mjaftueshëm ligjin për prokurimet publike, diçka që i b&...