Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës me qëllim kalimin në Mal të Zi. Policia bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 3 automjete dhe 5 celularë.
GJIROKASTËR- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës me qëllim kalimin në Mal të Zi. Policia bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 3 automjete dhe 5 celularë.
Dy nga të arrestuarit nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin. Ata janë larguar pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës. Më pas arrestimi i tyre ka ardhur në vend e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit". Në pranga janë vënë edhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Njoftimi i plotë:
DVP Gjirokastër/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional, DVP Fier dhe me Prokurorinë Gjirokastër, operacioni i koduar "Turn", për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestohen në flagrancë pesë shtetas. Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularë. Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u arrestuan shtetasit: M. B., 19 vjeç, A. T., 28 vjeç, J. S., 20 vjeç, I. Ç., 28 vjeç, të katër banues në Elbasan, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
Shtetasit I. Ç., dhe J. S., nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, në vend e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit", është mundësuar kapja e tyre dhe i shtetasit D. K., i cili po ndihmonte shtetasit I. Ç., dhe J. S., që të largoheshin, duke i transportuar me automjetin e tij, pas braktisjes së automjetit të tyre që transportonin emigrantët.
Ndërsa shtetasit A. T., dhe M. B., qarkullonin me automjetin tip "BMë", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasit I. Ç., dhe J. S., për prezencë të shërbimeve të Policisë. Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese ELBASAN- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të shumta në vend. Problematikave nuk u kanë s...
foto ilustruese SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka njoftuar masat e sigurisë për 4 efektivët e "Shqiponjave" të cilët u...
Viktima dhe shqiptari SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ndërsa një shqiptar është shka...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin p...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje m...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Konën. Ai akuzohet p&...
Klaudio Prendi TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Mësohet se nga k&eu...
mario përlleshi TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë p...
Rrëshqitjet e gurëve SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme n&eu...
pamje nga arrestimi FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin në Kosovë. I riu ishte sh...