Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në sajë të operacionit të koduar “Restart 15”, janë vënë në pranga 4 persona si dhe është sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në sajë të operacionit të koduar “Restart 15”, janë vënë në pranga 4 persona si dhe është sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Personat e arrestuar që vepronin në formën e grupit, do e shisnin drogën në Maqedoni.
Të arrestuarit janë:
-Ardian Toska;
-Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit);
-Roni Sulollari;
-Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit).
Nga hetimi proaktiv një mujor rezultoi se 4 të arrestuarit, e kryenin këtë veprimtari kriminale kundrejt pagesës 500 euro/kg. Së bashku me lëndën narkotike janë sekuestruar 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas. Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit (mes tyre dy punonjës të Qendrës) e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.
Si rezultat i një hetim intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 51 vjeç dhe A. T., 43 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, të dy banues në fshatin Lin.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.
2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec (qendër ku ishin të punësuar 2 të arrestuarit, shtetasit A. T. dhe T. B.). Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
burgu Rrogozhines Mariglen Alterziu, 37-vjeç, ndërroi jetë në burgun e Rrogozhinës. I ndjeri ishte dënuar për vjedhje...
mjeti i sekuestruar nga ana e policise Departamenti i Policisë Kufitare/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i aty...
foto ilustruese Altin Dervishi, 35-vjeç dhe vëllai i tij Ervis Dervishi 31-vjeç, të dy banues në Belsh, akuzohen se kan&...
pamje nga ngjarja SARANDË- Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”. Për kë...
foto ilustruese Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me rastin kur një efektiv u pezullua nga detyra, pasi ka goditur nj&eu...
mjeti i sekuestruar Dy vëllezër kanë kërcënuar një 34-vjeçar, duke kërkuar t’i marrin 200 mijë euro q...
postimet BRITANI E MADHE- Të paktën gjashtë persona humbën jetën, pasi një varkë me emigrantë u mbyt në K...
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, vijon të akuzojë Bajram B...
foto ilustruese UKRAINË- “Trupat ukrainase bënë progres të rëndësishëm taktikisht”, tha instituti me ...
Komisariati Berat BERAT- Një efektiv në Berat është pezulluar nga detyra, pasi ka goditur një qytetare. Bëhet fjalë p&e...