LIVE UPDATES
Aktualitet

Prestigjozja italiane artikull për vrasjen e biznesmenit në Tepelenë: E kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë, varrosja pa autopsi u vendos nga gruaja e tij

Media italiane Corriere Della Sera, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ka shumë boshllëqe përsa i përket zbardhjes së këtij atenati mafioz; gruaja e tij shqiptare, e cila zotëron aksione në kompani, zgjodhi që ai të varrosej pa autopsi, si edhe misteri i armës së vrasjes dhe tre shokëve të tij mbetet i pazgjidhur.

2 Tetor 2025, 11:47 Nga M.L
Prestigjozja italiane artikull për vrasjen e biznesmenit në
Foto ilustruese

ITALI- Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme, u vra të shtunën në Salari, në Tepelenë. Media italiane Corriere Della Sera, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ka shumë boshllëqe përsa i përket zbardhjes së këtij atenati mafioz; gruaja e tij shqiptare, e cila zotëron aksione në kompani, zgjodhi që ai të varrosej pa autopsi, si edhe misteri i armës së vrasjes dhe tre shokëve të tij mbetet i pazgjidhur.

Sipas asaj që mësohet nga Corriere, është e sigurtë që ka qenë një vrasje, por, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije… Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri, por e kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë, dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen shkruan prestigjozja italiane. 

ARTIKULLI I PLOTË: 

Shumë gjëra po thuhen për vdekjen e sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, në provincën e Varesës, i vrarë të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit pronar të një fabrike të konsoliduar në një vend me një zgjerim të jashtëzakonshëm urbanistik dhe imobiliar, Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe. Është e sigurt që ka qenë një vrasje, por, sipas asaj që mësohet nga Corriere, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije, me disa figura të mëdha në sfond, edhe pse të paqartë, që e drejtojnë çështjen. Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri.

E kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë. Dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen. Ishin tre persona që atë ditë, në mëngjes, shoqëronin Sarchin. Ata, shokët e tij të biznesit, dhanë secili një version të ndryshëm, njëri tha që ishte një sulm nga një i panjohur — pra ai personi — që papritur doli duke mbajtur një armë në rrugën ku po udhëtonte grupi, në dy jeep, duke ndalur makinat dhe duke pasur nje reagim agresiv, një tjetër tregoi për një grindje që u përshkallëzua mes Sarchit dhe atij personi, që nuk ishte në këmbë, por në makinë, dhe kishte pasur një përplasje, e cila kishte degjeneruar në sulm, personi në arrati, sipas njoftimeve të fundit, është një 48 vjeçar dhe jeton në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Tiranë, drejt jugut të Shqipërisë, një zonë e bukur, me male dhe fshatra të izoluar, me pamje të virgjër.

Një tjetër version, i nxjerrë apo i ndërtuar me qëllim, është se të tre së bashku me Sarchin ishin në një gjueti, dhe dikush, saktësisht kush, nuk dihet, kishte qëlluar gabim, dhe plumbi kishte goditur në kokë të ndjerin Sarchi, i cili vdiq menjëherë. Një aksident. Por nuk u gjetën gëzhoja. Sepse, siç u tha më parë, arma e vrasjes ishte një shkop. Rast i komplikuar ku zakonisht ekspertiza mjeko-ligjore jep elemente orientuese, jo gjithmonë vendimtare, por kjo nuk ndodhi.

Në orët pasuese, me dëshirën e gruas së Sarchit (e cila mban pjesë të mëdha në biznes), u mbajtën funeralet në mënyrë private dhe shumë shpejt. Pa një autopsi paraprake, pa procedurat e zakonshme dhe kërkesën e organeve hetimore për të analizuar trupin nga ekspertët. Hetimi, praktikisht, konsiderohet i mbyllur, ose të paktën hetuesit janë të orientuar të nxjerrin përfundimet e tyre. Personi në arrati kërkohet për vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe trafik droge, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.

Shqipëria e vërtetë është një komb i ri, guximtar, punëtor, që përparon çdo ditë, investon dhe zhvillon turizmin, që kultivon lidhje të veçanta me qeverinë Meloni. Por ndonjëherë ngjarje të tilla të errëta e rikthejnë prapa, shumë prapa në kohë, e mbyll artikullin e saj Corriere.

tepelene salari vrasje edoardo sarchi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje