7 Shtator 2022, 20:52
Nga DOSJA
Diplomati Idriz Konjari
TIRANË- Diplomati Idriz Konjari e cilësoi të drejtë vendimin e qeverisë “Rama” për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, vend i cilit sipas tij ka rezultuar përgjegjës për sulmet kibernetike të kryera ndaj AKSHI-t në korrik. Në studion e MCN TV, Konjari tha se prania e muxhahedinëve nuk përbën rrezik të shtuar për akte terroriste, nga të cilat, megjithatë, Shqipëria nuk është e përjashtuar. Sipas tij, shërbimet e inteligjencës duhet të mbështeten financiarisht që të kryejnë me efikasitet detyrën e tyre në këtë aspekt.
"Është një veprim ekstrem, shtetet e marrin në rastet kur ju cenohet integriteti territorial apo siguria kombëtare. Qeveria shqiptare ka pasur dhe ka fakte që është cenuar siguria kombëtare nëpërmjet hakërrimit kibernetik dhe ka marrë këtë vendim për të larguar ambasadën iraniane nga Shqipëria. Nuk kam numër të saktë sa shtete kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin. Por ky veprim i qeverisë shqiptare është një tjetër hap dhe një tjetër element që vërteton që regjimi i Iranit vepron në mënyra të ndryshme, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Vendimi i qeverisë shqiptare është i drejtë. Qeveria shqiptare u ka bërë të ditura edhe aleatëve ndërkombëtare, si NATO dhe vendet e BE. Në rast se do të kishim një ambasadë në Teheran, i njëjti veprim do të bëhej edhe nga pala tjetër. Ne nuk e kemi, kështu që nuk do ta kemi këtë problematikë. Sa u përket muxhahedinëve, do të thosha se në botën e sotme çdo vend është i rrezikuar nga aktet terroriste. Të tilla kanë ndodhur e do të ndodhin dhe Shqipëria nuk është e përjashtuar. Është një punë e përditshme e shërbimeve të inteligjencës dhe që në gjykimin tim kërkon një këndvështrim tjetër, një mbështetje financiare edhe më të mirë, që këto shërbime të kryejnë gjithnjë e më mirë detyrat e tyre,"- tha diplomati.
Marrë nga MCNTV
idriz konjari irani sulmon shqiperine
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:22
F.M
Edi Rama
TIRANË- Shteti shqiptar ka nisur dëmshpërblimin ndaj personave që në vitin 2014 u dhunuan nga efektivët e Policis&eu...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:17
F.M
Bashkëshortja e Fatos Munellarit
POGRADEC- Bashkëshortja e Fatos Munellarit, 63-vjeçarit që vrau fqinjin e tij, Safet Yskollari ...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:11
F.M
Nasser Ka'nani
IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit i ka konsideruar të pabaza pretendimet e Shqipërisë se pas sulmeve kibernetike në faq...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:00
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Mësohe...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:03
I.A
Ekspertet
TIRANË- Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Tiranë pohuan se ndërprerja e marrëdhë...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 20:01
F.M
Foto ilustruese
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos që Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pag...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 19:29
I.A
Shqiptaret e bllokuar
ANGLI- Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje videos së djeshme, kur një gomone ishte mbushur me ujë, teksa...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 19:23
F.M
Air Albania
TIRANË- Kompania 'Air Albania' rikthehet sërish aktive në QKB. Kompania Air Albania ishte me statusin 'aktivitet i pezullua...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 19:14
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
7 Shtator 2022, 18:31
F.M
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një person ka mbetur i vrarë në Pogradec këtë pasdite. ngjarja e rëndë ka ndodhur në fsha...