LIVE UPDATES
Aktualitet

"Progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit"/ Raporti vjetor i SPAK, Braho: Punojmë intensivisht për të hetuar zyrtarët që abuzojnë me detyrën

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

10 Mars 2026, 14:42 Nga E. D
"Progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit"/
Klodjan Braho

TIRANË- SPAK ka publikuar më 9 Mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vitit 2025, volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro.

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho u shpreh se të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se është shënuar progres në luftën kundër krimit dhe korrupsion, ndërsa shtoi se po punojnë intensivisht me hetimet për zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën.

Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme. Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij,” tha ai.

43.49 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit);

1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit).

Në këtë vlerë përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave të llojit TETHER (USDT), me një vlerë ekuivalente prej 14.5 milionë dollarë, ose rreth 12.4 milionë euro.

SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit duke regjistruar:

24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, dhe

10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.

Sa i takon volumit të hetimit të çështjeve apo hetimeve që lidhen me korrupsionin këto janë 220 për vitin 2025, ndërsa çështjet e përfunduara janë 156.

Lufta kundër Krimit të Organizuar është rritur:

Numri i çështjeve dhe hetimeve të përfunduara është rritur me rreth 3.4%, nga 58 në vitin 2024 në 60 në vitin 2025.

Të dhënat krahasuese për periudhën 2024–2025 tregojnë gjithashtu:

rritje me 11.5% të personave nën hetim, dhe

rritje me 36.6% të personave të dërguar në gjykatë.

Numri i të dënuarve me fajësi është i lartë:

Gjatë vitit 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë 66 vendime dënimi, me 197 persona të dënuar.

41 vendime me 108 persona të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe vepra të tjera penale.

25 vendime me 89 persona të dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar

Masat e paraburgimit janë ulur:

Raporti evidenton gjithashtu një ulje me rreth 53.4% të përdorimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, duke reflektuar një zhvendosje drejt masave alternative të sigurisë.

Për veprat penale të korrupsionit, masa “arrest me burg” përbën 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024);

Për krimin e organizuar, kjo masë përbën 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024).

Bashkëpunimi ndërkombëtar është konsoliduar:

SPAK ka vijuar të konsolidojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit transnacional dhe korrupsionit.

95 kërkesa për ndihmë juridike nga jashtë, me një rritje prej 35.7% krahasuar me vitin 2024

66.3% e kërkesave janë ekzekutuar brenda vitit.

Partnerët kryesorë përfshijnë Eurojust, Interpol, Europol, autoritetet e Shteteve të Bashkuara, si dhe autoritetet homologe në rajon dhe në Amerikën e Jugut.

Viti 2025 pasqyron progresin e SPAK në forcimin e një qasjeje të qëndrueshme dhe transparente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes rezultateve konkrete në hetime, sekuestrimin e pasurive me origjinë të paligjshme dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar në rritjen e besimit të publikut dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale.

klodjan braho

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë