10 Prill 2025, 21:46
Nga A.Ll
Ola Xama dhe Erion Veliaj
TIRANË – Gazetarja Ola Xama ka shprehur dyshimet e saj lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për çështjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe Ajola Xoxën dhe biznesmenin Abule. Ajo tha se i dukej e çuditshme që vetëm prokurorët e SPAK nuk kishin arritur të dallonin grupin kriminal të përfshirë në këtë rast, pavarësisht vendimit të gjykatës, e cila e ka trajtuar çështjen si një grup kriminal.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Xama komentoi vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili kishte evidentuar se tre persona – Veliaj, Xoxa dhe Abule – kishin krijuar një grup kriminal me qëllim përfitimin dhe veprime të përsëritura. Ajo theksoi se, përveç hetimit nga ana e gjykatës, ishte e papritur që SPAK nuk kishte dalë në përfundimin e njëjtë për grupin kriminal, duke theksuar se kjo situatë ishte një shembull i dështimit të një procesi të duhur hetimor.
“Gjykatësi ka evidentuar sepse me ndryshimet e procedurës, edhe gjykatësi duhet të shohë nëse rruga e hetimeve është bërë në mënyrë të barabartë dhe ezauruese. Konstaton se aty janë tre persona, për t’u quajtur grup kriminal. Ka patur qëllim përfitimin, vepra është kryer në mënyrë të përsëritur dhe në kohë, ndaj i evidenton.
Mirë është të mos ndodhemi para rastit analog të zotit Beqja. Në seancën paraprake, prokurori nuk shkoi me këtë akuzë dhe gjykatësi paraprak mori vendimin që të jetë. Kjo është masë rënduese për të pandehurin.
Kur gjykata pasi përfundojnë hetimet thotë heto sërish, zgjaten afatet e paraburgimit. Më duket e çuditshme çështja që shumë prokurorë të SPAK, konstatohet nga gjykata grupi i strukturuar kriminal dhe vetëm prokurorët e SPAK nuk e dallojnë. Flasim këtu për gjykatës me integritet.
Flasim për rastin e zotit Beqja, nga gjykatësi Erion Bani, dosja “5D” nga Florian Kalaja. Po kështu edhe inceneratori i Tiranës. Ndërkohë shohim raste që janë emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme dhe për ata është grup kriminal”- tha Xama.
gazetarja ola xama spak erion veliaj
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:45
M.B
Simir Visha
TIRANA- Avokati Saimir Visha deklaroi sot se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. I ftuar ...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:33
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur ditën e sotme për rastin e Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese tha se si hetim ...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:27
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për rastin e kolegut Elton Qyno në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar n...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:24
Klodiana Lala
TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiran...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:19
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morinës shefi i krimeve ...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:10
A.Ll
Protestat ne Bridizi kunder transferimit te emigranteve ne Gjader
BRINDISI – 40 emigrantë, të vendosur në Qendrat e Mbajtjes dhe Riatd...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:15
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku &eum...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:00
M.B
Klodiana Lala dhe Ilir Proda
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në fillim të javës emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rënd&eu...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:04
E. D
foto ilustruese
TIRANË- 4 shtylla të tensionit të Ulët në lagjen ‘Nato’ n...