6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Mirëpo, financimi për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale nuk e tejkalon këtë vlerë. Madje nuk është as 1 miliardë euro. Sipas projektbuxhetit zyrtar, totali i buxhetit për shëndetësinë dhe përkujdesjen sociale në 2026 është 82,5 miliardë lekë, që konvertohet në rreth 853 milionë euro. Nga përllogaritjet rezultojnë rreth 147 milionë euro më pak se ajo që deklaron kryeministri.
Në një video të ditëve të fundit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se buxheti i shëndetësisë dhe i mirëqenies sociale për vitin e ardhshëm tejkalonte vlerën 1 miliard euro.
“Mu duk e udhës të ndaj me ju projektbuxhetin 2026 me mbi 1 miliardë eurot e tij për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale”, deklaroi kryeministri.
Mirëpo, financimi për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale nuk e tejkalon këtë vlerë. Madje nuk është as 1 miliardë euro. Sipas projektbuxhetit zyrtar, totali i buxhetit për shëndetësinë dhe përkujdesjen sociale në 2026 është 82,5 miliardë lekë, që konvertohet në rreth 853 milionë euro. Nga përllogaritjet rezultojnë rreth 147 milionë euro më pak se ajo që deklaron kryeministri.
“E gjithë kjo që ndodh është një propagandë ‘extra’ për veshët e qytetarëve”, shpjegon drejtori i Institutit për Studime Ekonomike, Zef Preçi.
“Pastaj përse duhet përmendur sikur po jep kursimet e jetës kur buxheti është kontribut fiskal i përbashkët, i të gjithë qytetarëve të vendit,”, shton më tej ai.
Edhe nëse shohim strukturën e buxhetit të shëndetësisë, vihet re një pabarazi e theksuar. Shërbimet e kujdesit dytësor (spitalet) marrin pothuajse gjysmën e totalit, 49.2%, ndërsa planifikimi, menaxhimi dhe administrimi kap vetëm 0,6%. Kujdesi parësor, që do të duhej të ishte baza e çdo sistemi shëndetësor funksional, merr vetëm 8,7%. Ndërkohë, përkujdesja sociale, që shpesh përmendet si shembull i mbështetjes, kap 33,6% të totalit.

Shkurtim fondesh ndër vite
Megjithëse shëndetësia shpallet prioritet, në pesë vitet e fundit, fondet ndonëse të kufizuara janë ulur më tej përmes akteve normative. Nga viti 2021 deri në 2025, buxheti fillestar rritet, por aktet normative që vijnë më pas shpesh reduktojnë shumat reale që shkojnë në shëndetësi.
“Në shëndetësi fondet janë pakësuar jo aq për shkak të vështirësive buxhetore apo përparësive të tjera zhvillimore, por kryesisht për shkak të kontrollit me dorë të hekurt të prokurimeve. Tenderat anullohen nëse paratë nuk shkojnë ‘aty ku duhet”, argumenton eksperti për ekonominë Zef Preçi.

Rasti më tipik është viti 2023, ku u planifikuan 78 miliardë lekë, por në fakt u dhanë vetëm 74,4 miliardë. Një diferencë që përkthehet në më pak spitale, më pak shërbime dhe më pak mundësi për pacientët. Edhe këtë vit, vërehet se në tre akte normative, buxheti për shëndetësinë është reduktuar gradualisht nga 80,7 miliardë lekë në 80,2 miliardë.

Reduktimin më të ndjeshëm e kanë pasur fondet për kujdesin parësor, që janë thelbësore për parandalimin dhe shërbimet bazë. Referuar aktit të fundit normativ, fianancimi është ulur ndjeshëm me gati 1.4 miliardë lekë. Edhe shërbimet e shëndetit publik kanë pësuar ulje me rreth 259 milionë lekë, ndërsa përkujdesja sociale ka mbetur pothuajse e pandryshuar.
Krahasuar me planin fillestar është rritur vetëm financimi për spitalet me 1.2 miliardë lekë. Pjesa tjetër e sektorit është prekur nga shkurtimet.
Përfundim
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama përmend shifrën 1 miliard euro teksa i referohet financimit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Edhe në mars të këtij viti, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ai në rubrikën “Sy m’ Sy” ndau të njëjtën shifër për vitin aktual, duke deklaruar: “Shëndetësi dhe mbështetje sociale sot janë 1 miliardë euro, sot.”
Megjithatë, verifikimi i të dhënave buxhetore tregon se fondet reale për sektorin edhe këtë vit janë më të ulëta se 1 miliard euro.
Nëse do të merrnim për të mirëqenë këtë deklaratë të përsëritur, i bie që kemi të paktën dy vite që po qëndrojmë në vend numëro, me “1 miliardëshin” që s’ndryshon asnjëherë./Faktoje.al
Sulo Astrit Halili GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që u gjet me pranga në duar dhe i shkrumbuar&nb...
Foto ilustruse ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali. Ata u arrestuan nga autoritetet italiane, pasi u kapën në flagra...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes mes grupeve shqiptare në në Itali. Bëhet me dij...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale, e cila merej me trafikun e drogës. Ata drejtonin gjit...
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 27-vjeçarin Kevi Muçllari, i cili u përfshir në sherr ditën ...
makina e djegur GREQI- Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Greqi, ku dyshohet se një shqiptar është ...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Peqin. Ata u shpallën në kërkim nga policia, pasi kan&...
Foto ilustruse ITALI- Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane,...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka nisur procedimin penal për tre persona në qytetin e Korçës. Ata u ndaluan nga forcat blu...
Foto ilustruse FIER- Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër persona në Fier. Gjatë kontrollit fizik t&...