Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Protesta e PD! Molotovët drejt Kryeministrisë, arrestohen katër persona dhe procedohen 6 të tjerë
Situata u tensionua në përfundim të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kur një grup protestuesish hodhi mjete zjarrvënëse në drejtim të hyrjes së godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar zjarr në ambientet e jashtme.
23 Dhjetor 2025, 08:44Nga M.L
Foto nga protesta
TIRANA- Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj gjashtë të tjerëve, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së opozitës që u zhvillua një ditë më parë përpara Kryeministrisë.
Situata u tensionua në përfundim të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kur një grup protestuesish hodhi mjete zjarrvënëse në drejtim të hyrjes së godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar zjarr në ambientet e jashtme.
Gjatë përpjekjeve për të neutralizuar situatën, u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Si pasojë e shpërthimit të një molotovi, dy punonjës policie mbetën të lënduar, ndërsa një pjesëmarrës në protestë u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.