Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbi pritestuesit e arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me protestën e opozitës e cila u zhvillua ditën e djeshme. Në njoftimin e tyre, thuhet se janë arrestuar katë protestues dhe është proceduar penalisht deputeti Klevis Balliu.
Mbi pritestuesit e arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Ndërsa mbi deputetin Klevis Balliu rëndojnë akuzat për veprat penale “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se gjatë protestës, ata kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me protestën e organizuar mesditën e djeshme, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, thirrur nga subjekti politik Partia Demokratike, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale, arrestoi shtetasit:
L. M., 20 vjeç, R. D., 33 vjeç, D. R., 21 vjeç dhe S. R., 36 vjeç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestës, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime në këtë godinë, si dhe janë dëmtuar 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar objekte dhe sende të hedhura (molotovë dhe lëndë piroteknike), të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike. Më tej, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas i mitur, 16 vjeç, pasi iu gjet me vete municion i dyshuar për armë sportive.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin K. B., deputet, pasi ka shkelur ligjin nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Gjithashtu, janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse KORÇË- Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë. Kjo pasi ai nuk kishte dokumentacionin p&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar katër protestues, të cilat kanë marrë pjesë në tubimin e djeshëm në...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
foto ilustuese SHKOZË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 23...
lezhe LEZHË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarj...
TIRANË- Opozita mban sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë her&e...
Policia e Lezhës LEZË- Një plagosje është shënuar në qytetin e Lezhës ku një i ri ka goditur me thik...
pamje nga aksidenti KUKËS- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Kukës- Gostil. Mësohe...
BRUKSEL- Drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në Anversë, Yve Driesen ka deklaruar në një intervistë për gazet&...
Foto ilustruese Njerëzit që jetojnë në Evropë, Rusi dhe Azi Qendrore së bashku përbëjnë numrin më të...