6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë fjalës së tij në protestën kundër projektligjit të qeverisë për “Barazinë Gjinore”, ai theksoi se projektligji përbën pjesë të një zinxhiri nismash që, sipas tij, synojnë transformimin kulturor dhe social të vendit.
TIRANA- Pastori Akil Pano shprehu shqetësime për atë që e konsideron një kërcënim ndaj vlerave kombëtare dhe familjes shqiptare. Gjatë fjalës së tij në protestën kundër projektligjit të qeverisë për “Barazinë Gjinore”, ai theksoi se projektligji përbën pjesë të një zinxhiri nismash që, sipas tij, synojnë transformimin kulturor dhe social të vendit.
Pano kritikoi veçanërisht nenet që lidhen me barazinë gjinore në sporte dhe pjesëmarrjen e personave transgjinorë në institucione si ushtria, duke i konsideruar këto hapa si pjesë të një “rruge të orientuar drejt një shoqërie më liberale dhe globaliste”. Ai u bëri thirrje deputetëve të të gjitha partive të ndalojnë miratimin e ligjit dhe të veprojnë duke respektuar vlerat dhe interesat e familjeve shqiptare.
Gjithashtu, pastori theksoi dallimin midis qëllimeve të protestuesve dhe politikës së qeverisë, duke argumentuar se qytetarët janë të fokusuar te familja dhe fëmijët, ndërsa pushteti kërkon vetëm përfitime politike dhe mbështetje ndërkombëtare. Ai e konsideroi këtë përpjekje si një betejë për shpirtin, lirinë dhe dinjitetin e shoqërisë shqiptare.
Pano: Asnjë person nuk mund të flasë i lirë në qoftë se nuk përdor gjuhën e të qenurit politikisht korrekt. Ka ardhur momenti që t'i themi disa gjëra drejt ashtu siç kundër janë. Nëse qytetit i ka munguar ora morale, busulla morale, unë sot dëshiroj të deklaroj që ne të gjithë këtu jemi kjo orë, jemi kjo busull morale. Ne jemi këtu për t'i thënë këtyre njerëzve pa kompromis majtas apo djathtas, që duhet të ndalin së votuari projektligje të cilat shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. Projektligje të cilat gjenderizojnë fëmijët në shkolla, projektligje të cilat synojnë të bëjnë ekspansionin më të thellë të globalizmit dhe marksizmit kulturor në kulturën tonë shqiptare.
Deputetët e majtë me në krye Taulant Ballën të cilit i drejtohem sot, nëse ai do të jetë mik i shqiptarëve, nëse ai do të jetë miku im, nëse ai do të jetë mik i familjeve shqiptare, duhet të heqë dorë nga ky projektligj. Ky projektligj ka një emër. Na vjen nëpërmjet Ministrisë së Anti-shëndetit, që nuk kuron pacientët e vet tek onkologjiku, po i lë të vdesë. Na vjen nëpërmjet Ministrisë së Surrogacisë, sepse ky projektligj nuk është rastësi, është në vazhdën e zinxhirit të projekteve dhe projektligjeve të cilat synojnë shkatërrimin tonë, kulturor, kombëtar, degjenerimin e gruas, jo barazinë mes grave, degjenerimin e grave.
A e dini, a ju ka thënë njeri që brenda këtij projektligji me mbi 30 nene, kërkohet barazi gjinore në sport? Nuk ka nevojë të jesh i iluminuar të kuptosh që nuk ka barazi gjinore në sport. Në të kundërt nuk do të kishim kategori femrash dhe kategori meshkujsh. Për çfarë kërkojnë këta? Këta kërkojnë të fusin transgjinorët meshkuj në sportet e grave. Këta kërkojnë të vendosin transgjinorët në ushtri. Këta kërkojnë të shndërrojnë shoqërinë shqiptare në një shoqëri woke, tërësisht liberale. Mbase mund të kemi lënë shumë gjëra në këtë vend që të na rrëmbehen, por nuk duhet të jemi gati të lejojmë të na rrëmbehet dinjiteti njerëzor, shpirti ynë kombëtar, të qenurit burra dhe gra të krijuar në imazhin e Zotit. Ne që kemi vendosur të jetojmë këtu, në Shqipëri, duhet të qëndrojmë dhe ta bëjmë betejën tonë deri në fund. Sepse nëse për disa, pjesë të kësaj klite në pushtet, interesi është të mbajnë pushtetin dhe të marrin favore nga Bashkimi Evropian apo nga familja Soros, për ne nuk është çështje pushteti zotërinj. Zotërinj deputetë, për ne çështja është familja. Për ne çështja janë fëmijët, nuk janë paratë. Nëse kam menduar se kjo historia jonë, kjo historia jonë shqiptare, mund të jetë e ngjashme me ato lëvizjet e mëparshme që edhe mund të ketë pasur devijime gjatë rrugës, edhe mund të ketë pasur këmbime interesash pragmatiste, lejoni t'ju them që gabojnë. Sepse për ne kjo çështje lidhet me shpirtin, lidhet me lirinë.
Çfarë ka njeriu më të shenjtë sesa liria? Zoti e ndërtoi njeriun mbi këtë fakultet, lirie. Ti sot mund të zgjedhësh të jesh njeri, ose ta braktisësh të qenurin njeri, të braktisësh veten, të braktisësh normën, të braktisësh vlerat. Ne jemi thirrur që të jemi njerëz me dinjitet. Dhe ky dinjitet na kërkon, ulëret, që ne të mbrojmë sot fëmijët tanë, familjen tonë, vlerat tona, atë që na bën që jemi njerëz. Ndaj ne kemi vendosur të përdorim lirinë tonë duke mirëadministruar dhe duke i kërkuar deputetëve të kuvendit të Shqipërisë diçka që ata mbase nuk e kanë dëgjuar prej shumë kohësh. Kërkesa jonë është që ata të shohin thellë brenda vetes së tyre dhe të kujtojnë që përpara se të jenë deputetë socialistë, janë njerëz. Përpara se të jeni deputetë...
Foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i dyshuar për një seri sulmesh dhe k&e...
DURRËS- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, kanë kryer sot një v...
Sinan Manjani TIRANA- Personi që shinë foton e mësipërme është Sinan Manjani, mjeku i Qendrës Shëndetësore nr....
Foto ilustruse GREQI- Zyra e prokurorit të Larisës i ka dërguar Pano Ruçit një njoftim 10-ditor për t'u paraqitur dhe ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot gjashtë persona, në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi nuk kanë kall&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Dhjetëra punëtorë të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë protestuar të enjten pran...
Pamjet DIBËR- Dhjetra drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të kodit rrugor gjatë ditës së s...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ku dy vëllezër, Drit...
Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga ai takim i qetë në Kryeministri, kur dy aktivistë të rinj të komunit...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Durrës. Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organi...