LIVE UPDATES
Aktualitet

“Pse fluturojnë pulat lart gardhit?”, zanafilla e sherrit me dru e thikë mes fqinjeve në Prrenjas, njëra përfundon në spital

Zonja tregon se ofendohej nga fqinjet derisa një ditë në muajin Tetor, u dhunua. Sipas saj, fqinjet i erdhën në shtëpi dhe e goditën me thikë dhe me dru dhe nga dhuna, përfundoi në spital.

9 Janar 2024, 22:16 Nga h.k
“Pse fluturojnë pulat lart gardhit?”, zanafilla e sherrit me
Foto investigimi

TIRANË-Një banore e fshatit Shqiponjë të Komunës Stravaj në Prrenjas ka treguar se ka pasur konflikt me fqinjën e saj. Rasti është publikuar në Stop Tv Klan dhe aty bëhet e ditur se konflikti ka lindur për rrethimin e pronës, ku bagëtia dhe pulat kalonin në pronën e saj. Më pas, ajo e rrethoi pronën për të shmangur konfliktin.

Zonja tregon se ofendohej nga fqinjet derisa një ditë në muajin Tetor, u dhunua. Sipas saj, fqinjet i erdhën në shtëpi dhe e goditën me thikë dhe me dru dhe nga dhuna, përfundoi në spital. Denoncuesja ka deklaruar se ende nuk di arsyen pse e dhunuan.

Denoncuesja: Prej 5 muajsh kam një konflikt me komshinjtë. Konflikti qëndron se unë kam tokën atje dhe ata fusin bagtitë, pulat e ku ta di unë se çfarë, më ofendojnë me llafet më të ndryra. Nuk e di përse, vetëm llafe të ndyra. Njëra quhet Majlinda Kuka, tjetra Ilirjana Kuka. Unë madje e rrethova tokën që të mos kisha konflikte e ata ma prishën, ma prenë dhe fusin gjërat e veta. Më tej, kemi pasur konflikte vazhdimisht.

Pyetje: Kur agravoi situata?

Denoncuesja: Në datën 27 Tetor. Një ditë isha te toka dhe kaloj në shtëpi, ata filluan që ata të flisnin, të shanin dhe të ofendonin dhe në shtëpi, dal jashtë, më dhunuan. Njëra kishte dru e tjetra kishte thikë dhe ju thashë vetëm këtë gjë: Çfarë doni këtu? Unë me ju jam hasëm. Ato më qëlluan, njëra më ra me thikë këtu, kurse tjetra me dru kokës.

Pyetje: Ju ishit vetëm në shtëpi?

Denoncuesja: Po, vetëm.

Pyetje: Ju goditën, ju thanë diçka?

Denoncuesja: Jo, asgjë.

Pyetje: Çfarë ndodhi më tej?

Denoncuesja: Mora policinë në telefon, erdhi policia. Më morën me makinë dhe më çuan në spital në Prrenjas, nga aty në Librazhd, nga Librazhdi në Elbasan.

Pyetje: A e bëre ekspertizën mjeko-ligjore?

Denoncuesja: Thjesht sa më pa krahun dhe këtë këtu.

Pyetje: Sa kohë ndenjët në spital?

Denoncuesja: 1 javë.

Pyetje: Tashmë, çështja është nën hetim apo jo?

Denoncuesja: Po, por mua nuk më kanë dhënë as përgjigje dhe as…

Pyetje: Ju sot çfarë kërkoni?

Denoncuesja: Unë kërkoj të drejtën time. Ndihem e kërcënuar. Nuk dal dot deri tek toka. Kalamajtë kanë frikë, vetë kam frikë. Unë nuk e di pse më kanë dhunuar, unë jam në tokën dhe në shtëpinë time, kurse ata vijnë dhe më dhunojnë.

Për të qenë transparent, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan u drejtua tek pala tjetër, e cila mohon të ketë pasur konflikt verbal dhe fizik. Motrat thonë se zonja që ankohet, mund t’i ketë bërë dëm vetes.

Komshia: Ne jemi këtu në vijë të verdhë që nga 90-ta. Kemi ardhur nga shteti, na ka prurë këtu. Me këta s’kemi pasur asnjë konflikt. Kemi qenë pa gardh, pa asgjë fare, pa kufi, fare thjeshtë e dinim ku ishte kufiri. Thjeshtë pse fluturonte pula lart. “Pse fluturoi pula”, thoshte. Kur u vu rrjeta, filluan problemet. Hynte pula fluturonte, mirëpo ato ishin mësuar pa gardh dhe fluturonin prapë. Kjo i kapte dhe i ngjishte nga brenda me këmbë kjo nusja se vuan nga skizofrenia.

Gazetarja: Ju e keni ofenduar dhe sharë herë të tjera?

Komshia: Jo, për çfarë arsye mund ta shaj dhe ta ofendoj?! Ajo është sjellë mirë.

Gazetarja: Këtë dua të di dhe unë!

Komshia: Ajo është sjellë mirë ndaj nesh.

Gazetarja:  Ju e keni dhunuar në Tetor?

Komshia: Jo, ça është ky dhunim?! Si mund ta dhunoj?! Një njeri, që s’kam arsye, pse ta dhunoj.

Gazetarja: Po ju jeni tashmë nën hetim, apo jo?

Komshia: Thjeshtë i kam kërkuar një sqarim. Këto gjëra i di prokuroria. S’kam pse flas për gjëra të tilla.

Gazetarja: Po me thikë nuk është goditur?

Komshia: Çdo njeri mund të bëjë edhe vetëvrasje. Pse duhet ta marr përsipër unë?!

Gazetarja: Nuk e keni goditur me thikë?

Komshia: Ne kemi qenë nxënëse të ekselencës. Ther keca, ther viça, ther edhe veten e vet. Unë nuk kam pse marr përsipër komplet atë përgjegjësinë që mund të ketë bërë me veten e saj.

Versioni tjetër është se njëra prej tyre mbante dru për të ecur për shkak të rëndesës në frymëmarrje dhe fqinja mund të jetë vrarë pa dashje tek druri.

Gazetarja: Ju e keni dhunuar?

Komshia: Jo!

Gazetarja: Nuk i keni shkuar në shtëpi ta dhunoni?

Komshia: Në shtëpi unë asaj?

Gazetarja: Po!

Komshia: Për çfarë arsye mund t’i shkoj tek shtëpia?

Gazetarja: Në Tetor!

Komshia: Ajo thjeshtë erdhi këtu. Kisha katër rosa. I gjujti rosave me shqelma. I tha ime motër “lëri, se i kam blerë për qejf”. Pa mbushur një orë, iku prapë, pa një zog të vogël dhe zogun me shkelma. I tha motra “bukën ma le në fyt, kafen ma le në fyt. Sqarohemi, ndalo”,- i tha çfarë borxhi të kam?! Ime motër thjeshtë shkoi atje. Ngaqë nuk merr dot frymë, kur ngjitet lart dhe u ngjit me një shkop. Ajo i tha një fjalë banale, nuk e them dot, s’ma zë goja dhe e shtyri. E shtyri dhe me shkopin kjo u mbajt se e shikon pjesën si është e terrenit? Ndërkohë që kjo u mbajt tek krahu, ajo i tha prit se do ta rregulloj unë. Unë shkova vrapova, mora motrën. Prit. se do të ta tregoj. Çfarë do të bëj unë ty,- i tha. U fut brenda në kuzhinë. Unë nuk mendova, se çfarë mund të bëjë ajo. Mund të kishte armë brenda në shtëpi ajo. Se ça po i thoshte kunati. Mos, mos dhe e kapi për duarsh. Ajo në dorë mund të kishte dhe thikë. U tut të marrë thikën, t’i gjuajë kësaj. Këtë e mora unë poshtë dhe ajo ia bëri vetes. Atje ku i gjujti kjo me shkop, ia bëri vetes.

Gazetarja: Pra, ju s’kishit thikë?

Komshia: Thjeshtë një shkop zemër. Shkopi ka shkuar në prokurori. E ka parë policia. E ka parë shumë mirë…atë që morën dëshminë.

Prej muajit Tetor çështja është nën hetim. Edhe eksperti mjeko-ligjor shprehet se ekspertiza ka shkuar në prokurori.

Qytetarja: A kam pasur dëmtime në krah dhe në kokë?

Mjeku: Duhet t’i drejtohesh prokurorisë! Ajo i ka të gjitha letrat. Mirupafshim!/Marre nga TvKlan 

investigim perrenjas

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën