Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Punësimi në sektorin bankar po i drejtohet rritjes për të shtatin vit radhazi. Rritja e punësimit në vitet e fundit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjesërisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor në rritjen vjetore të të punësuarve vlerësohet se e ka dhënë përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).

Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare në vend raportuan 7913 të punësuar. Numri i të punësuarve është rritur me 0.8% që nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Punësimi në sektorin bankar po i drejtohet rritjes për të shtatin vit radhazi. Rritja e punësimit në vitet e fundit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjesërisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor në rritjen vjetore të të punësuarve vlerësohet se e ka dhënë përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).
Ndërkohë, rritja e punësimit në tremujorin e parë të vitit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i stafit të Credins Bank, OTP Albania, Bankës së Bashkuar e Shqipërisë dhe, në përmasa më të vogla, edhe të disa bankave të tjera.
Përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Në vitet pas pandemisë, sektori është karakterizuar nga një zgjerim i shpejtë i aktiveve, rritje me ritme të larta të kreditimit, përmirësim i prfitueshmërisë dhe konkurrencë në rritje mes bankave.
Megjithëse rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në funksion të shërbimeve bazike, kjo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe ciklin e rritjes së biznesit.
Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin edhe për tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 5.2 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, statistikat e INSTAT, tregojnë se sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin IV 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 173 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 6.2%.
Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritur, pavarësisht uljes së numrit të degëve. Pas një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, numri i degëve në tremujorin e parë të vitit pësoi rënie, i ndikuar kryesisht nga ristrukturimi i ndërmarrë nga Banka Amerikane e Investimeve, pas bashkimit me institucionin financiar jobankë NOA.
Në fund të tremujorit të parë, sektori bankar raportonte gjithsej 443 degë, nga 449 degë që kishte pasur në fund të vitit 2025. Megjithatë, numri i degëve të sektorit ngelet në rritje të dukshme vjetore, me 8.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar./MONITOR
TIRANË- Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në pë...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthj...
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen sotme në Prishtinë. Mësohet, se Harb...
PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se...
MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ...
TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën babai i Ministres s&e...
foto ilustruese LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin Prrenjas–Librazhd. M&eum...
Lënda narkotike e sekuestruar GREQI- Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me 167 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Ai aku...
AKU TIRANË- Kompania Sori-Al SHPK ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Ushqimor Kombëtar, i cili sot mori vendimin për t’i bllo...
Foto ilustruse ITALI- Një 48-vjeçar italian, i cili murosi të dashurën e tij me origjinë shqiptare ka pranuar për herë...