LIVE UPDATES
Aktualitet

Pushohen akuzat për 4 'motoristët' e kokainës te Varri i Bamit, vetëm 1 në gjyq. Gjurmët e gishtave u ngelën në “pica”

Prokuroria e Tiranës është “dorëzuar” përballë pamundësisë së sigurimit të proave, për të ngritur akuzë ndaj 4 personave të arrestuar nga operacionalja, si Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore.

28 Shtator 2022, 20:50 Nga k.m.
Pushohen akuzat për 4 'motoristët' e kokainës te Varri
Pamje nga aksioni

Ajo që në muajin korrik 2021 ndodhi në mes të ditës, ku policia dështoi publikisht, në një operacion në zonën e “Varrit të Bomit”, ku synohej të shkëmbehej kokainë “Philipp Plein” kundrejt 100 mijë euro, 1 vit më pas kjo çështje dështoi për herë të dytë. Por këtë radhë në prokurori. Prokuroria e Tiranës është “dorëzuar” përballë pamundësisë së sigurimit të proave, për të ngritur akuzë ndaj 4 personave të arrestuar nga operacionalja, si Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore.

Të katër këta persona të arrestuar me shumë bujë nga policia në korrik 2021, janë zhveshur nga akuzat, pasi prokurori i çështjes Ardjan Dyrmishi, ka proceduar ndaj këtyre personave me një kërkesë në gjykatë për pushimin e akuzës së “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkak i kësaj kërkese për pushimin e ndjekjes penale, është bërë pamundësia e sigurimit të provave që implikonin 4 personat e arrestuar nga policia. Por dhe mos bashkëpunimi i strukturave të policisë dhe agjentit që kishte hyrë në negociata, me personat e përfshirë në tregtinë e drogës të llojit “Philipp Plein”. Për sasinë e kokainës prej 1 kg e 250 gramë, është zbuluar vetëm një person si autor, i cili nuk është bërë asnjëherë publik nga policia. Por tashmë rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin J.Capa, i cili është identifikuar si posedues i 1 kg 250 gramë kokainë të cilësisë së parë. Capa, akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi gjurmët e gishtave të tij, u fiksuan në kutinë e picave që policia gjeti dhe sekuestroi poshtë një makine të parkuar jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ditën e operacionit J.Capa, mundi tu iki agjentëve dhe RENEA-s, por pas zbulimit të gjurmëve mësohet se ai është shfaqur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke u vetëdorëzuar.

Gjatë marrjes në pyetje J.Capa, ka treguar se kokainën e cilësisë së parë e kishte të tijën dhe synonte ta shiste tek një person, të cilin nuk e dinte që ishte punonjës policie. Capa, ka përjashtuar në mënyrë kategorike që Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore, të kenë lidhje me sasinë e kokainës dhe aktivitetin e tij kriminal të shitjes së drogës.

Për provueshmërinë e akuzave ndaj tyre, nuk ka pranuar të dëshmojë dhe agjenti i policisë që ishte infiltruar brenda grupit për të blerë kokainën.

Kjo ka sjellë dështimin e dosjes penale, jo vetëm në polici por edhe në prokurorinë e Tiranës, ku 4 personat e arrestuar tashmë janë zhveshur nga akuzat ndërsa vetë 1 person qëndron në burg. Sipas burimeve të prokurorisë Altin Gega alias Çuku, rezulton të jetë djali i hallës së klanit “Duka” në Tiranë. Altin Gegës, dhe vëllait të tij të proceduar në Holandë dhe Belgjikë, një ditë më parë prokuroria e Tiranës i sekuestroi 6 pasuri të paluajtshme në kryeqytet.

Ndërsa Erjon Prenga, është djali i një biznesmeni që ka një resort shumë të njohur në Dajt dhe pjesë e grupit shoqëror të klanit “Duka” në Tiranë. Njëherësh nën akuzë ka përfunduar dhe Gazmend Cani, personi me Benzin e zi që ditën e ngjarjes u iku, efektivëve të operacionales, i cili tashmë rezulton se është dënuar për akuzën e “Kundërshtimit të forcave të Policisë së Shtetit”./Ora

altin gega erjon prenga j.capa varri i bomit taulant Çuku gentjan kore

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Shtator 2022, 18:22 k.m.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Pamje nga spoti Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet