LIVE UPDATES
Aktualitet

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ndërgjegjësimi që duhet të ketë çdo familje, po bëhet tashmë edhe përmes një spoti televiziv, ku mesazhet janë të qarta: Energjia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot.

28 Shtator 2022, 18:22 Nga k.m.
Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!
Pamje nga spoti

Ndërsa dimri i krizës energjetike, na ka mbërritur në prag e ndërsa edhe këtu tek ne, ashtu si në rajon e Evropë, po merren masa për përballimin e kësaj situate që mesa duket do të zgjasë jo pak, edhe qytetarët duhet të bëjnë detyrën e tyre, të veprojnë e respektojnë këshillat që po përcillen nga institucionet përkatëse dhe ekspertë të fushës.

Mënyra e vetme për ta përballuar këtë sfidë të madhe është një dhe vetëm një: kursimi, nga çdonjëri prej nesh, çdo ditë, me veprime të vogla, por me impakt të madh. Për të ndërgjegjësuar qytetarët për kursimin e domosdoshëm të energjisë në vend, ka nisur një fushatë edukimi e sensibilizimi, “Ti je heroi i energjisë”, në shkollat e Tiranës me nxënësit, të cilët mund të jenë përcjellësit më të sinqertë e më të besueshëm në familje, të këshillave të kursimit. Ndërgjegjësimi që duhet të ketë çdo familje, po bëhet tashmë edhe përmes një spoti televiziv, ku mesazhet janë të qarta: Energjia nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Çdo veprim i yni në kursimin e energjisë, sjell impakt të madh, siguron më shumë energji elektrike për ditët e muajt në vazhdim. Të gjithë bashkë, mund ta ruajmë energjinë! Duhet ta bëjmë jo vetëm për veten, për ekonominë e shtëpisë por dhe për të mirën e Shqipërisë! Çdo vat që kursehet vlen, sidomos në faturën tonë elektrike, ku çmimin e lartë të energjisë së importuar në treg, për familjet dhe bizneset e vogla shqiptare do ta mbulojë qeveria.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Ndërsa në Gjermani çmimi që duhet të paguajnë familjarët është rritur me 19 %, në Itali me 83%, në Spanjë me 126% apo edhe në Greqi me 112% më shumë, në Shqipëri, për të gjithë konsumatorët që do të respektojnë masën e kursimit, fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj, çmimi nuk do të rritet. Për ata, në çdo rast, me një ambicje e kurajo të madhe, këto kosto do t’i mbulojë shteti, edhe pse çmimet e energjisë që blihen sot në treg janë 10-fish më të shtrenjta krahasuar me vitet e mëparshme.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Dhe Shqipëria ka nevojë të importojë, pasi rreth 70% e energjisë së prodhuar në vend që sigurohet nga KESH dhe 30% e saj që sigurohet nga prodhues privatë, arrijnë të mbulojnë vetëm 60% të nevojave vjetore. Pjesa tjetër duhet të mbulohet detyrimisht nga importi. E krahas çmimeve të larta, sot tregjet e energjisë karakterizohen nga luhatje e pasiguri të mëdha, që po shkaktohen jo vetëm nga faktorët natyrore por dhe nga gjithë spekulimet që po sjell lufta në Ukrainë. 300 euro/Mwh deri në 600 euro/Mwh kanë lëvizur çmimet, nga dita në ditë. 

Vetëm në 8 mujorin e parë të këtij viti KESH ka shpenzuar 350 milionë euro, me qëllim që ta mbajë të pandryshuar çmimin që duhet të paguajnë qytetarët. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por edhe qytetarët duhet të kryejnë misionin e tyre, në përballjen e kësaj krize: uljen e ndjeshme të konsumit të energjisë në shtëpitë e punët e tyre. Të mos e kalojnë fashën e 800 kilovat/orë shpenzim në muaj. Përndryshe duhet të paguajnë më shumë të paktën për periudhën tetor-dhjetor, pas së cilës situata energjetike do të analizohet sërish.

Ta kursejmë energjinë, që ta kemi!

Deri atëherë duhet të bëjmë gjithçka mundemi: ta kursejmë energjinë, që ta kemi! Çdo ditë, duke fikur dritën kur dalim nga shtëpia, duke përdorur makinën larëse natën e pasi ta kemi mbushur plot me rroba, duke vendosur kondicionerin në temperaturën optimale, duke e lënë temperaturën e boilerit në 50 gradë celsius...

Duken veprime të vogla, por me impakt të madh!

kriza energjitike ne shqiperi


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen