LIVE UPDATES
Aktualitet

Qiraja afatshkurtër shtrenjton koston e strehimit të shqiptarëve, ndërsa nga Airbnb u fitua 25 mln euro në 6 muaj

Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi. Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.

17 Gusht 2024, 08:09 Nga N.F
Qiraja afatshkurtër shtrenjton koston e strehimit të shqiptarëve,
Foto ilustruese

TIRANË- Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të strukturave për dhënie me qira ditore. Por edhe sivjet, agjentët e pasurive të paluajtshme ngrenë shqetësimin se zgjerimi i këtij tregu po bëhet në kurriz të stokut për qiranë afatgjatë. Pakësimi i stokut vijon të shtrenjtojë koston e strehimit për shumë familjarë. Sipas agjentëve mobilierë, shtimi i strukturave për qira ditore, pas periudhës së pandemisë, çdo vit i ka shtrenjtuar mesatarisht në Tiranë çmimet e qirave afatgjatë me 15 deri në 20%.

Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi. Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.

Për agjentët, njohës të tregut të shitblerjes së pronave, rritja e numrit të njësive për qira ditore erdhi nga pritshmëritë për vijim pozitiv të turizmit, pas një viti të suksesshëm, ku në Shqipëri erdhën 10,2 milionë turistë të huaj, me qëllim shtimin e të ardhurave të gjeneruara.

“Përveç rritjes së numrit të turistëve të huaj, shtimi i stokut të banesave së qirasë afatshkurtër u ndikua edhe nga perceptimi në publik për qiranë ditore, si një mënyrë e shpejtë për të siguruar të ardhura, duke vënë në punë sa më shumë pasuri të paluajtshme”, vlerëson Stela Dhami nga “Colliers International Albania”.

Për këtë arsye, shumë individë dhe biznese investuan për ofrime strukturash të reja, si: apartamente, vila apo shtëpi me qira ditore, një lloj akomodimi tepër i preferuar nga turistët të huaj, për shkak të çmimit më të lirë sesa hotelet.

“Si çdo biznes me kërkesë të shtuar, edhe biznesi i shtëpive me qira ditore është rritur gjatë 2024-s. Kjo pasi kërkesa e turistëve apo vizitorëve të huaj për këtë lloj akomodimi është rritur.

Përveç kërkesës, edhe thjeshtësia apo impenjimi i pakët që kërkon ky biznes për t’u menaxhuar ka sjellë rritjen e ofertës në këtë sektor”, thotë z. Dritan Leka, drejtuesi i agjencisë imobiliare “CPM”.

Në Sarandë, për shkak të pritshmërive për fluks të lartë turistësh dhe rritje fitimesh, janë kthyer në shtëpi me qira ditore edhe njësi të papërshtatshme banimi, sipas Eron Çumani, drejtuesit të agjencisë së pasurive të patundshme, “Saranda Property”.

“Pritshmëritë për rritje të numrit të turistëve sivjet shtuan investimet për blerje apartamentesh, me qëllim dhënien e tyre me qira afatshkurtër. Për rrjedhojë, pati ofertë më të lartë.

Madje u investua edhe te njësi të papërshtatshme që pronarët kishin në pronësi, si depo apo magazina, vetëm se vjet ky biznes rezultoi fitimprurës nga rritja e numrit të turistëve”. Mungesa e alternativave për të difersifikuar investimet konsiderohet nga agjentët imobiliarë një tjetër faktor që po zgjeron tregun e qirasë ditore.

“Qiraja ditore mbetet një mënyrë shumë e mirë e sigurimit të kthimit të investimit në një pronë, përderisa në Shqipëri mungojnë ende mundësitë për të marrë pjesë në fonde investimesh, në bursë etj.

Mentaliteti ynë gjithashtu bazohet në faktin se pasuria e paluajtshme është një pronë, e cila të mbetet gjithsesi, ndërsa investimet e tjera në njëfarë mënyre ndihen dhe si të paprekshme për shumicën e investitorëve shqiptarë”, thekson Stela Dhami.

Zgjerimi i vrullshëm i sektorit, jo vetëm po rrit çmimet e qirasë afatgjatë, por po “godet” edhe hotelerinë e bregdetit. Ndër të tjera ekspertët pohojnë se ky treg rrezikon të bëhet i paleverdishëm, pasi për shkak të ofertës së lartë, qiratë ditore po bien ndjeshëm.

Në janar-qershor 2024, të ardhurat nga Airbnb arrijnë rekordin prej 25 mln USD

Të dhënat për net-qëndrimet tregojnë se turistët e huaj janë më të shumtë këtë vit. Rritja e net-qëndrimeve dhe çmimeve ka shtuar ndjeshëm të ardhurat nga apartamentet, shtëpitë apo vilat që jepen me qira ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb.

Të ardhurat nga tregu i qirasë afatshkurtër në Shqipëri në muajt janar-qershor 2024 janë rreth 25 milionë USD (e llogaritur sipas tarifës mesatare ditore ADR shumëzuar me kërkesën për net-qëndrimi, bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga AirDNA vetëm për platformën Airbnb).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, të ardhurat e gjeneruara nga apartamentet dhe shtëpitë e dhëna me qira në Airbnb u rritën në 1,2 herë. Në periudhën janar-qershor 2022, të ardhurat nga qiratë ditore për apartamentet në Airbnb llogariten në 7,1 milionë USD. Të ardhurat e gjeneruara në 6-mujorin e parë të 2024-s, në raport me të njëjtën periudhë të 2022 janë shtuar rreth 2,5 herë.

Të ardhurat e gjeneruara në muajin qershor kulmuan në 2024, përkatësisht në 10 milionë USD. Krahasuar me vjet, të ardhurat për muajin qershor u rritën me 1,3 herë. Në muajin qershor 2023 të ardhurat arritën 4,3 milionë USD, rreth 72% më shumë se në vitin 2022. Këtë vit janë rritur edhe net-qëndrimet, e dhënë që tregon direkt fluksin e turistëve të huaj.

Në total, në 6-mujorin e parë 2024 në strukturat Airbnb janë shënuar 412 mijë net të prenotuara, me rritje prej 97% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me 6-mujorin e parë 2022, net-qëndrimet pothuajse janë trefishuar.

Në muajin qershor u shënuan 140 mijë net të prenotuara nëpërmjet platformave Airbnb. Net-qëndrimet është treguesi, që mat direkt ecurinë e turistëve të huaj në vend në strukturat akomoduese përfshirë edhe ato me qira ditore. Krahasuar me muajin qershor 2023 net-qëndrimet janë rritur me 91%, ndërsa në raport me 2022, janë dyfishuar.

Rritja e net-qëndrimeve në 6-mujorin e parë të 2024-s nisi që në muajt e parë të vitit. Në muajin janar, net-qëndrimet janë rritur me 50% kundrejt janarit 2023. Progresi i rritjes së net-qëndrimeve vijoi edhe në muajt në vazhdim. Për secilin muaj, si shkurt, mars dhe prill, net-qëndrimet u shtuan me 100% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Tarifat e qirasë ditore për natë, në anën tjetër, kanë shënuar rritje. Për muajin qershor, mesatarja e çmimit ditor në shtëpitë, apartamentet apo vilat në Airbnb është 67 USD kundrejt 59.65 USD që ishte vjet. Rritja është gati 20%. Rritje të ndjeshme të çmimeve ka pasur edhe në muajt prill dhe maj.

Sivjet përkatësisht në muajin prill, çmimi mesatar i qirasë në këto struktura është 56.66 USD për natë. Rritja është 19%. Ndërsa në muajin maj, çmimi arriti 58.18 USD për natë. Krahasuar me vjet u shtua me 9%. Kohëzgjatja e qëndrimit shënon rënie 9% në muajin qershor 2024 krahasuar me 2023.

Në 6-mujorin e parë, kohëzgjatja e qëndrimit rezulton se varion nga 2.9 net deri në 3.1 net nga 3.1 deri në 3.3 që ishte vitin e kaluar. Mesatarisht netët e qëndrimit të një turisti të huaj që ka vizituar Shqipërinë janë më pak sesa vjet.

Ndërsa është shtuar zënia e strukturës me rezervime me 7% në qershor 2024. Konkretisht, në muajin qershor 2024, sipas të dhënave të AirDNA, zënia e strukturës nga qiramarrës është 51.2%. Kjo do të thotë se nga 30 ditë të muajit qershor të zëna me qiramarrës, strukturat kanë qenë për 15.3 net, kundrejt 14.3 netëve të rezervuara që ishte mesatarja e muajit qershor 2023./ Monitor

airbnb qira afatshkurter strehim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje