LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti: Bashkitë dështojnë me mbetjet, kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.

31 Korrik 2024, 07:14 Nga N.F
Raporti: Bashkitë dështojnë me mbetjet, kostot janë rritur,
Foto ilustruese

VLORË-  Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon.

Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.

Katër janë bashkitë që janë marrë në analizë: Durrës, Vlora, Shkodra dhe Korça ku më problematike situata shfaqet në dy të parat. Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100%, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki.

Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i vend-depozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %” thuhet në raport.

Lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore të dështimit në menaxhimin e mbetjeve.

“Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Vlorës paraqet problematika të tjera edhe më të rënda. Në këtë bashki, mbetjet urbane depozitohen në një fushë të depozitimi, e cila nuk respekton asnjë kriter mjedisor.

Mbetjet urbane digjen në mjedis të hapur duke shkaktuar problematika të rëndësishme në shëndet dhe mjedis,që vijnë nga çlirimi i dioksinave dhe furaneve në mjedis.  Ekspozimi ndaj dioksinave, furaneve etj., shkakton lloje të ndryshme të kancerit, probleme të mëlçisë, dëmtime të sistemit imunitar, sistemit endokrin dhe funksioneve riprodhuese, si dhe efekte negative në zhvillimin e sistemit nervor” thuhet në raportin e KLSH.

Raporti vlerëson se një situatë e tillë me mbetjet në Vlorë ka sjellë edhe pasoja ekonomike duke ndikuar në zhvlerësimin e pronave në afërsi të fushës së vend-depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.

KLSH vlerëson se edhe sa i takon përllogaritjes së tarifës së pastrimit  bashkitë subjekt auditimi, nuk marrin në konsideratë madhësinë e familjes dhe sipërfaqen në të cilën familja jeton. Edhe për tarifat e vendosura për biznesin, ato nuk marrin në konsideratë sipërfaqen në të cilin biznesi ushtron aktivitetin e tij.

Marrja në konsideratë e madhësisë së familjes, si dhe sipërfaqes së banimit dhe ushtrimit të aktivitetit (në rastin e bizneseve) do ta bënte më të drejtë tarifën që çdo abonent do të duhet të paguajë.

“Sa i përket zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në fuqi, bashkitë Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM.

Gjithashtu, ato nuk kanë raportuar periodikisht në Këshillat e Qarqeve mbi zbatimin e planeve vendore, nuk kanë arritur objektivat mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi si dhe riciklimin e letrës, kartonit, qelqit dhe plastikës.

Për të gjitha çështjet e mësipërme, janë dhënë rekomandime në drejtim të përmirësimit të shkaqeve që çojnë në këto mangësi me qëllim eliminimin dhe zbutjen e ndikimeve negative që këto problematika kanë në ekonomi, mjedis dhe shëndetin e popullatës” vlerëson KLSH./ Monitor

zjarr vlore kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës