LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%) me këtë të fundit që u ndikua nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.

25 Shtator 2025, 08:31 Nga I.A
Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë. Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%) me këtë të fundit që u ndikua nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.

Në total, nëntë vende regjistruan rritje mbi 10%, duke nënvizuar presionet e vazhdueshme të kërkesës dhe uljen e përballueshmërisë së banesave në shumë pjesë të kontinentit. (Bosnjë-Hercegovinën dhe Izraelin (të dyja +12.7%); Hungarinë (+11.9%); Kroacinë dhe Rumaninë (të dyja +11.5%); Italinë (+11.2%); Greqinë (+10.2%). Në të kundërt, i vetmi vend që regjistroi një rënie të ndjeshme vjetore të çmimeve të ofertave ishte Turqia, ku çmimet ranë me -12.0%, duke shënuar rënien më të madhe në krahasimin e këtij viti.

Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte.  “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1350 euro për metër katror.

Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë, thuhet në raport.

Në rritje kanë qenë dhe çmimet e qirave, sidomos në Vlorë (+25%) dhe Durrës( 22.5%).

“Në rastin e qyteteve shqiptare si Vlora dhe Durrësi, rritja relativisht e madhe e çmimeve të qirasë u ndikua kryesisht nga shtimi i kërkesës sezonale për qira afatshkurtra. Veçanërisht në këto zona bregdetare, aktiviteti i shtuar nga sektori i turizmit ka ushtruar presion në rritje mbi qiratë, duke reflektuar një ndryshim në dinamikat e tregut lokal të banesave gjatë sezoneve kulmore”.

Në Tiranë, qiratë për apartamente 1+1 janë rritur me rreth 20%, duke shkuar në 500–800 euro në muaj, e nxitur kryesisht nga kërkesa e lartë për qira afatshkurtra nga turistët. Në qytetet bregdetare, si Vlora dhe Durrësi, sezoni turistik ka ushtruar presion të ndjeshëm mbi tregun e qirave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për vendasit të përballojnë koston e strehimit.

Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.

Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².

Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².

Segmenti i qirave rezidenciale u zgjerua në vitin 2024. Statistikat zyrtare tregojnë të ardhura totale nga qiratë prej rreth 350 milionë eurosh në vitin 2024 (me rritje rreth 10% në baza vjetore).

Kërkesa e fortë nga turizmi afatshkurtër rriti qiratë me 20% në fund të vitit 2024, me apartamentet njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që arrijnë rreth 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro/m²).

Në përmbledhje, raporti Deloitte nënvizon se tregu i pasurive të paluajtshme në Europë po përballet me sfida të mëdha në përballueshmërinë e banesave, teksa rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën gjithnjë e më të vështirë aksesin në strehim për shtresat e gjera të popullsisë. Shqipëria, duke u përfshirë për herë të parë në këtë indeks dhe duke u renditur ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve, po hyn në vëmendjen e tregut europian si një vend me treg dinamik dhe me potencial të fortë për investime, por edhe me sfida të dukshme për përballueshmërinë e qytetarëve vendas./Monitor.al

deloitte property index 2025

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet