LIVE UPDATES
Aktualitet

Drama e piramidave online, viktima: U mashtrova, përfshiva vëllanë dhe shokët

Policia e Fierit arrestoi 6 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, 2 prej të cilëve u liruan nga Gjykata. Ata konsiderohen menaxherët e terrenit që tërhiqnin njerëzit në formë rrjete. Pra, arkitektët e skemës nuk dihet se ku janë.

24 Shtator 2025, 22:25 Nga E. D
Drama e piramidave online, viktima: U mashtrova, përfshiva
foto ilustruese

TIRANË- Skemat piramidale online mendohet se zhvatën mbi 10 mijë qytetarë brenda muajve të parë të vitit 2025. Dëmi i shkaktuar në total përllogaritet mbi 10 milionë dollar. Këto janë vetëm të dhënat paraprake pasi mendohet për dëme më të mëdha. Policia e Fierit arrestoi 6 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, 2 prej të cilëve u liruan nga Gjykata. Ata konsiderohen menaxherët e terrenit që tërhiqnin njerëzit në formë rrjete. Pra, arkitektët e skemës nuk dihet se ku janë.

Inside Story kishte nisur investigimin e kësaj skeme mashtrimi përpara aksionit të Policisë pas sinjalizimeve nga burime të ndryshme. Ekipi ynë i xhirimit kishte udhëtuar në Divjakë, Gramsh dhe Lushnje duke biseduar me disa prej personave që ishin bërë pjesë e skemës.

“Ekonomia dhe mashtrojnë njerëzit e dobët. Po hajde këtu, hajde atje. Po para varet, varet, çmime të ndryshme. Po fillon me 20 mijë lekë dhe lart. Mjerë atij që i bie. Nuk i tërheq dot, po çfarë argumentash të thonë? Mirupafshim dhe shëndet!”, u shpreh i mashtruari nga poramodat online.

Në Lushnje, epiqendra e platformës KSUEKS konsiderohej lokali “La Bonta”, në pronësi të shtetasit Arbër Çela i cili u izolua nën masën e arrestit me burg për 60 ditë. Të informuar për zhurmën publike që po bëhej, personat që shkonin atje për investime ishin udhëzuar të mos flisnin. Loja zgjati disa muaj me mashtrime, derisa pjesëmarrësit kuptuan se pikët që fitonin ishin false dhe autoritetet nisën hetimet.

“4 muaj – 2 sinjale ne dite. Futa dhe vëllain sepse mendoja se fitohej mirë. U futa sepse të gjithë thonin se fitohej dhe po fitonin”, u shpreh i mashtruari nga piramidat online.

“Unë i shikoja pikë. Ata shtoheshin pikët, por nuk arrita që ti tërheq. U dogja unë, u dogj dhe vëllai dhe të gjithë shokët e mi që jemi futur në muajt e fundit të gjithë jemi djegur”, u shpreh i mashtruari nga poramidat online.

Viktimat e mashtrimeve nuk guxojnë të identifikohen. Kjo, edhe për një arsye: ata që i përfshinë në skemë janë kryesisht të afërm që ose u mashtruan, ose synonin zgjerimin e rrjetit për përqindjet e tyre.

‘Të gjithë shokët e mi u dogjën. Kanë fituar vetëm ata që ishin të parët. Ne të tjerët u dogjëm. U joshëm se u përhap shumë në fakt. Ishte grupi i Telegramit, ishim qindra anëtarë pa ekzagjerim”, u shpreh i mashtruari nga piramidat online.

‘Të parët, 10 apo 20% fitojnë, ndërsa 80% humbasin. Për të tjerët sistemi bllokohet, Por dhe ata që janë në fillim dhe marrin fitimet e para,njeriu është i pangopur dhe bien pre e lakmisë dhe në këtë mënyrë ata i rihidhen sërish fitimet e tyre dhe mbesin brenda”, u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash.

Një ndër problemet që kanë shkaktuar këto skema është dhe përplasja e familjarëve me njëri-tjetrin. Pasi kanë humbur paratë, viktimat e skemës kanë kërkuar llogari tek të afërmit e tyre që i përfshinë. Diçka të tillë e thotë dhe i intervistuari ynë./Top Channel

piramidat online

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para