LIVE UPDATES
Aktualitet

Vëllai i vrau gruan e veten, beteja e babit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve

Në prill të vitit 2023, Erjoni humbi brenda një nate dy nga personat më të dashur, bashkëshorten dhe vëllain, duke e lënë të vetëm me dy fëmijë të mitur, atëherë vetëm 2 dhe 4 vjeç. Pas humbjes së bashkëshortes, Erjoni, i gjendur në mes të dhimbjes dhe pasigurive vendosi që përkohësisht t’i çonte fëmijët te prindërit e bashkëshortes, për të kaluar momentet e para të vështira.

24 Shtator 2025, 21:52 Nga E. D
Vëllai i vrau gruan e veten, beteja e babit për të marrë
foto ilustruese

“Po bën gati një vit e gjysmë që s’ e kam parë me sy. Më ka marrë shumë malli.”

Rasti i Erjon Sinanit, një banor nga Tirana ka rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje të ndjeshme, kujdestarinë e fëmijëve pas një tragjedie familjare.

Në prill të vitit 2023, Erjoni humbi brenda një nate dy nga personat më të dashur, bashkëshorten dhe vëllain, duke e lënë të vetëm me dy fëmijë të mitur, atëherë vetëm 2 dhe 4 vjeç. Pas humbjes së bashkëshortes, Erjoni, i gjendur në mes të dhimbjes dhe pasigurive vendosi që përkohësisht t’i çonte fëmijët te prindërit e bashkëshortes, për të kaluar momentet e para të vështira.

Por, kur kërkoi t’i merrte fëmijët mbrapsht, për t’i rritur vetë u përball me kundërshtimin e gjyshërve dhe dajës së fëmijëve. Çështja shkoi në gjykatë dhe kjo e fundit vendosi, që fëmijët t’i jepeshin në kujdestari gjyshërve dhe dajës.

‘Stop” takoi punonjësen për mbrojtjen e fëmijëve, e cila tha se fëmijët duhet të qëndronin me babin.

“Unë gjithmonë jam habitur se si palët kanë përfunduar pranë dyerve të gjykatës, sepse sipas mendimit tim, pa asnjë lloj hezitimi fëmijët duhet të shkonin pranë babait”, tha punonjësja sociale, Joana Filo.

‘Stop’ ndaloi edhe pranë punonjëses sociale të njësisë administrative Lundër, atje ku jetojnë gjyshërit e fëmijëve.

“Fëmijët jetojnë me gjyshërit, janë regjistruar në shkollë private. Ku e di unë se kush i ka regjistruar. Për momentin janë më të sigurt me gjyshërit. Unë nuk i di kushtet e babait. Mendoj që e kam bërë punën time. Për momentin është i sigurt me gjyshërit”, thotë punonjësja sociale.

Vendimi u bazua ndër të tjera në një raport psikologjik të hartuar nga psikologia Ines Haxhimali, e cila argumentoi se fëmijët janë më të stabilizuar në ambientin aktual dhe se nëse babai dëshiron t’i marrë, duhet të ndryshojë banesën, për të shmangur traumat që lidhen me vendin e tragjedisë.

Sipas psikologes Gejsi Anamali, në këtë rast po luhet me çështjen e banesës për një traumë, që fëmijët nuk kanë patur mundësi ta memorizojnë, për shkak të moshës së vogël.

“Një fëmijë 18 muajsh vërtet ndjen mungesën e prindit sepse patjetër që ndjehet, por nuk ka përjetuar asnjë nga skenat. Po ashtu dhe fëmija 3 vjeç. I kthehemi rastit më përpara, që djali nuk ka qenë prezent natën kur ka humbur jetën nëna dhe vajza ka qenë e vogël. Atëherë unë i quaj të përjashtuar nga përballja me traumën në rastin e parë.

Patjetër mungesa e njërit prindit do të vazhdojë të jetë një traumë edhe kur ata të jenë të rritur, do ndjenë mungesën dhe do të përballen me situatën. Por, heqja e kujdestarisë së babait dhe lënia në kujdestari të dy gjyshërve të cilët kanë pikë së pari moshën, që ligji jonë nuk e lejon dhe një dajë i cili nuk ka strukturën, familjen. Pra nuk ka një bashkëshorte dhe fëmijë.

Ku bazohet, ky baba është përdorues, është i papërgjegjshëm, është me precedent penal, është me sjellje devijante, është me çrregullime të shëndetit mendor?! Asnjë nga këto gjëra nuk e pashë të cituar në raport. Atëherë me cilën të drejtë e dashur kolege, ligjvënës e ligjzbatues, u heqim të drejtën këtyre fëmijëve për të qëndruar pranë babait. Nuk mundet të bëjnë një kërkesë të tillë për lëvizjen nga ajo banesë dhe për qëndrimin në një tjetër”, tha psikologia Ines Haxhimali./tvklan.al

erjon sinani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet