LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shtëpi tërmeti janë”/ Përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve

Por, sapo u fut në banesën e re, muret nisën të çaheshin nga jashtë edhe nga brenda. Edhe dyshemeja kishte probleme. Pllakat ishin vendosur keq dhe në disa vende betoni kishte dalë në sipërfaqe. Për më tepër, disa pjesë të preventivit, si veranda dhe shtrimi i saj me pllaka nuk ishin realizuar fare.

24 Shtator 2025, 21:49 Nga E. D
“Shtëpi tërmeti janë”/ Përplaset me
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi Hyrjan Plaku tregon se shtëpia e tij u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Nga programi i rindërtimit përfitoi 34 milionë lekë nga shteti, për të ndërtuar një banesë të re. Ai lidhi kontratë me firmën “Xhuvani Hasrama shpk”, me shpresën se do të ngrinte një shtëpi të fortë dhe të sigurt për familjen.

Por, sapo u fut në banesën e re, muret nisën të çaheshin nga jashtë edhe nga brenda. Edhe dyshemeja kishte probleme. Pllakat ishin vendosur keq dhe në disa vende betoni kishte dalë në sipërfaqe. Për më tepër, disa pjesë të preventivit, si veranda dhe shtrimi i saj me pllaka nuk ishin realizuar fare.

“Nga tërmeti i 2019-ës u dëmtua shtëpia e vjetër dhe përfituam nga programi i rindërtimit. Përfituam 34 milionë. Lidha kontratë me firmën “Xhuvani Hasrama shpk”. Pasi morëm shtëpinë nisën plasaritjet e shtëpisë. Ka pasur çarje shumë të mëdha, të dukshme me sy të lirë. Shtrimi i pllakave është bërë pa nivel dhe nuk është mbushur. Po jetojmë me frikë. Jemi veti i gjashtë në këtë shtëpi dhe nuk kam siguri”, tha denoncuesi.

I indinjuar, Hyrjani vendosi të denoncojë rastin. Ai tregoi, se kishte kaluar 22 milionë lekë nëpërmjet bankës, 8 milionë në dorë dhe kishte mbajtur vetëm 4 milionë lekë për vete, për nevoja familjare. Por kur u përball me gazetarin, Amarildo Hasrama, djali i pronarit të firmës ndërtuese, e pranoi se kishte pasur disa dëmtime, por i justifikoi me tërmetet që kanë ndodhur edhe pas ndërtimit.

“Ne, më tepër e kemi ndihmuar atë, se një pjesë ia kemi marrë dhe një pjesë i ka mbajtur vetë ai. Kanë ndodhur disa plasaritje mbas këtyre tërmeteve, që ndodhën tani mbrapa, po ia kemi thënë, që do ia riparojmë, për ta ndihmuar, jo se e kemi detyrim, se për aq lekë, sa i kemi marrë, s’ka lidhje me lekët, që ka marrë ( me grantin).I ka mbajtur vetë, unë e kam mbyllur se “hajd’ gjynah”.

Mbasi ka marrë lekët, nuk ka dashur t’i bëjë. I ka mbajtur lekët. Në llogari bankare nuk ka dhënë asnjë lek ai, edhe ato, që ka dhënë, i ka dhënë në dorë. Dhëndri i vet m’i ka sjellë lekët, nuk m’i ka sjellë ky. Tani, shtëpi tërmeti është ajo, edhe sikur të ishte me lekët e shtëpisë së tërmetit ( në shumën totale) me aq lekë, po prapë nuk janë cilësore. Ti në qoftë se nuk më jep lekët mua, si firmë ndërtimi, unë çfarë do bëj? Është më e sigurt se plinti, pllaka. Ia kam bërë me pllakë. Do t’ia rregullojmë, do t’ia sistemojmë nga jashtë…”, u shpreh Amarildo, duke lënë të kuptohet se cilësia e ndërtimit nuk mund të ishte më e lartë se aq./tvklan.al

kashar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet