LIVE UPDATES
Aktualitet

Para fiktive, si mashtroheshin qytetarët nga sinjalet e robotit online

Xuex pretendohet se është krijuar nga ‘EG Invesment Group’, një kompani fantazëm e themeluar nga Anthony Leo Smith në vitin 2018. Pronar që nuk ekziston dhe nuk ka asnjë të dhënë.

24 Shtator 2025, 22:23 Nga E. D
Para fiktive, si mashtroheshin qytetarët nga sinjalet e robotit online
foto ilustruese

TIRANË- Por si u përhap skema XUEX kaq shpejt në vendin tonë dhe cfarë pretendonte se përfaqësonte? Xuex ishte një platformë mashtruese online që u premtonte njerëzve me anë të agjentëve të tyre që do të përfitonin shifra të majme parash duke investuar në këtë rrjet me mënyra krejtësisht të pakuptimta.

Xuex pretendohet se është krijuar nga ‘EG Invesment Group’, një kompani fantazëm e themeluar nga Anthony Leo Smith në vitin 2018. Pronar që nuk ekziston dhe nuk ka asnjë të dhënë.

“EG Invesment Group” reklamon se është kompani që merret me fonde investimesh, ndërkohë që ka një saktësi prej 99.6% në rritjen e kapitalit. Xuex është prezantuar për herë të parë në treg në vitin 2022 si një risi e themeluar nga Nnty Jay, inxhinier softueri që ka punuar për Uber.

Të dy personat e pretenduar si themelues nuk janë të vërtetë, por vetëm trillime për të afruar sa më shumë njerëz. Nuk ekzistojnë me asnjë të dhënë nga kërkimet në internet.

“Anthoni Smith ishte një robot. Ishte eksperti që jepte sinjalet e blerjes. Ai dinte të fshehte kur do të binte dhe kur do të bie. Ai e parashikonte, por ishin sinjale fallso”, u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash.

‘Eg Investment Group’ në sajtin zyrtar jep dhe disa informacione në lidhje me një marrëveshje të pretenduar ndërmjet liderit të saj Anthony Smith dhe Xu Exchange, ose shkurt Xeuex. Një fletë krejtësisht e pavlerë dhe pa asnjë besueshmëri, pasi Antony Leo Smith nuk ekziston dhe duket qartë se nuk ka asnjë kriter besueshmërie.

“Nëse sheh të gjitha licencat që kjo skemë piramidale u ka ofruar qytetarëve që kanë investuar, vetëm të kërkosh në internet për këto licenca, ti e kupton që kjo është skemë piramidale. Ata licenca janë licenca që mund ti marrë dikush me pak para. Janë thjeshtë licenca operimi, jo operimi financiar”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

Xuex nuk mund të shkarkohej në Google Store, apo App Store, por vetëm nëpërmjet linqeve që të nisin agjentët që punojnë në terren nga këta mashtrues. Në momentin që marrin linkun dhe regjistrohen në këto platforma, bëhen pjesë e grupeve në Telegram. Aty dy herë në ditë vijnë sinjale që duhet të konfirmohen dhe në këtë mënyrë rriten fitimet.

Produkti që kanë anëtarët është kripto, por nuk ekziston në asnjë portofol serioz si Binance, apo Cex.IO.
Shifrat e rritjes së parave janë fiktive. Ato vendosen manualisht nga persona që merren me këto mashtrime duke i bërë njerëzit të besojnë se po fitohet vërtetë. Në Xuex ishte një sistem demo që pretendohej se të vinin dy sinjale në ditë, në orën 14:20 dhe në 19:20. Të gjithë antarët duhet të ishin gati për të klikuar, duke qenë se u vinte lajmërimi në grupet e ngritura.

“Pas momentit që kanë hedhur paratë, qytetarëve i është treguar një faqe, që ne e quajmë Demo. Ne e përdorim për studentët tanë për të kuptuar dhe ata se si funksionon tregu i kriptovalutave. Një faqe demo që nuk ka para virtuale brenda, e gjitha është një iluzion virtual. Qytetarët janë mashtruar që ata shifra, numra që janë paraqitur në atë faqe demo janë reale. Në momentin që kanë tentuar ti tërhiqnin nuk i kanë tërhequr, ose është krijuar një komision për të marrë paratë e tyre mbrapsht”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

“Nëse e shpjegojmë nga ana teknike mund të themi se dikush ka krijuar një portofol privat dhe brenda aplikacionit ka futur një portofol kriptoje. Të gjithë robt i transferojnë nga aplikacionet zyrtare Binance drejt portofolit privat duke menduar se është aplikacion. Ata në mënyrë robotike dhe të programuar të japin pseudosinjale. Ti çdo ditë nga ata sinjale, zona blerje dhe shitje, ti bën blerje dhe shitje, duke qenë fallso, ti del cdo ditë vetëm fitues. Ti sheh se portofoli rritet, por është rritje virutale dhe jo reale. Dollari nuk është real. Ata prandaj reklamojnë fitime të jashtëzakonshme dhe asnjëherë humbje”, u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash./Top Channel 

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri