LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Miliona për studentët, derisa pacientët presin në spitale pa pajisje dhe staf

Rreth 35 kilometra larg, në Prishtinë, Qeveria në detyrë ndan 26 milionë euro ndihmë studentëve - vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale.

9 Tetor 2025, 21:56 Nga E. D
REL: Miliona për studentët, derisa pacientët presin në
foto ilustruese

FERIZAJ- Në spitalin rajonal të Ferizajt, shtretërit janë plot dhe pacientët presin radhën për një ekzaminim që shpesh nuk mund të bëhet aty. Rreth 35 kilometra larg, në Prishtinë, Qeveria në detyrë ndan 26 milionë euro ndihmë studentëve - vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale. Për disa, kjo ndihmë mund të jetë e mirëpritur; për kritikët është dëshmi se shteti shpërndan para aty ku ka më shumë vota, e jo aty ku nevojat janë më urgjente.

“Vërtet nuk është e kuptueshme që një qeveri, në prag të zgjedhjeve, të shpërndajë mjete pa bërë një analizë apo llogaritje të saktë të ndikimit të tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Prishtinë.

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj është njëri prej shtatë spitaleve rajonale të Kosovës, të cilat funksionojnë nën ombrellën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Në nëntor të vitit të kaluar, ekipi i REL-it vizitoi këtë spital dhe pa një realitet të zymtë: rrëmujë, papastërti, pajisje të prishura dhe mure të mbuluara nga lagështia.

Izolimi i mureve ose zëvendësimi i orendive, si lavamanët pa rubinete, kërkon disa mijëra euro.

Megjithatë, gjendja vazhdon të jetë thuajse e pandryshuar edhe pas një viti.

Drejtori Fikret Arifi thotë se situatën e përkeqëson edhe mungesa e hapësirave në disa reparte.

“Në repartin e internës i kemi 15 shtretër dhe janë plot, nuk mund të pranojmë raste të reja”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Me mungesë të kapaciteteve të ngjashme thotë se përballet edhe reparti i pediatrisë, ndërsa spitali nuk ka fare hematologë dhe numri i radiologëve është i kufizuar.

“Si pasojë e mungesës së këtyre shërbimeve, pacientët duhet të referohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK] në Prishtinë”, thotë Arifi.

Në këtë qendër referohen edhe pacientë që adresë do të duhej të kishin Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ky spital nuk ka rezonancë magnetike, thotë drejtori i tij, Gëzim Berisha, për Radion Evropa e Lirë.

Pajisja me një të tillë “do ta shkarkonte shumë edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thotë ai.

Rezonanca magnetike shërben për të parë strukturat e brendshme të trupit në detaje.

Çmimet e saj në ueb-faqe të ndryshme në internet variojnë - nga disa qindra mijëra euro deri në mbi një milion.

Berisha thotë se spitali në Mitrovicë përballet edhe me mungesë stafi.

“Për shembull, kur një pacient përfshihet në një aksident rrugor dhe ka nevojë për konsultën e një kirurgu torakal, ne duhet ta referojmë në Prishtinë, sepse nuk kemi mjek torakal”, thotë ai.

Problemet me mungesë stafi, barnash apo aparaturash nuk janë të kufizuara vetëm në këto dy spitale - ato prekin të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë.

Vitin e kaluar, mbi 100 mjekë e braktisën vendin, duke u ankuar për kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

Në 2023-ën, ky numër arriti në 167, ndërsa në periudhën 2018-2022, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, u larguan mbi 650 mjekë.

Për pasojë, pritjet për shërbime të caktuara në QKUK zgjasin me muaj apo edhe vite.

Zyra e Auditorit Kombëtar raportoi vitin e kaluar se pritja mesatare e pacientëve në këtë institucion arrinte në gati tre vjet.

Pavarësisht ndërrimit të qeverive dhe premtimeve për reforma, qoftë nga SHSKUK-ja apo Ministria e Shëndetësisë, problemet e tilla e kanë përcjellë sektorin e shëndetësisë që nga paslufta, më 1999.

Investimet nuk kanë munguar - për shembull, vitin e kaluar, janë përuruar renovimet e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, por në shumë hapësira ato nuk janë të dukshme.

Për kimioterapinë që përdorin pacientët e sëmurë me kancer, ata duhet të drejtohen vetëm në QKUK - në asnjë spital tjetër të Kosovës ajo nuk ofrohet.

Dhe, në QKUK, ka pasur raste kur mbingarkesa i ka detyruar ata të marrin kimioterapi në salla të improvizuara.

Hasaj thotë se ndarja e miliona eurove nga Qeveria nuk duhet të ketë vetëm efekt afatshkurtër, por të sjellë ndryshim të qëndrueshëm, pavarësisht sektorit se ku shfrytëzohen.

“Për shembull, të mbulohet shpenzimi për pushimin e lehonisë, jo nga sektori privat apo nga punëdhënësit, por të bëhet përgjegjësi e Qeverisë. Sepse, sipas meje, kjo do të kishte efekt të dukshëm, do të ndikonte në ndryshimin e qasjes dhe strukturës së punësimit”, thotë Hasaj.

Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë, të datës 7 tetor, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën që e kanë nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë.

E, 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Partitë ish-opozitare e cilësuan këtë vendim si “blerje votash” në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, por jo edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ata [studentët] dhe familjet e tyre do ta kenë më lehtë përballimin e kostove”, tha ai./REL

ferizaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj