Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjës, të bëra në vitin 2023 nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në vend, Christian Schmidt, parashikohen ndëshkime për mosbindjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vendit.
BOSNJE HERCEGOVINA- Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të premten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj - të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese dhe diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve në vend.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjës, të bëra në vitin 2023 nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në vend, Christian Schmidt, parashikohen ndëshkime për mosbindjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Çdo njeri i përfshirë në organizimin e festimit jokushtetues të 9 Janarit si Dita e Republikës Sërpska mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe me masa ndalimi për të mbajtur poste publike. Megjithatë, askush nuk është ndëshkuar deri më tani.
Zyra e Prokurorit të Bosnjës tregoi për Radion Evropa e Lirë se një çështje ishte hapur një vit më parë në lidhje me shënimin e mëparshëm të Ditës së Republikës Sërpska dhe se dy prokurorë po punojnë në këtë rast.
Në paradën në sheshin Krajina në Banjallukë – ku u vendosën rreth 800 oficerë policie – morën pjesë zyrtarë nga Serbia përkrah atyre të Republikës Sërpska. Po ashtu, në këtë ngjarjen morën pjesë afërsisht 2.000 pjesëmarrës nga rreth tridhjetë organizata civile nga entiteti serb i Bosnjës dhe nga Serbia fqinje.
Midis të ftuarve që ndoqën paradën nga afër ishin anëtarja e Presidencës së Bsonjës Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq me ministra, presidentja në detyrë e Republikës Sërpska, Ana Trishiq-Babiq, presidenti i Asamblesë Kombëtare të entitetit, Nenad Stevandiq, si dhe disa përfaqësues të entitetit dhe shtetit. Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk mungoi, së bashku me Rod Bllagojeviq, ish-guvernatorin e shtetit të Illinois.
Për dallim nga vitet paraprake, ambasadori rus në Bosnjë, Igor Kalabuhov, nuk mori pjesë. Ndër të tjerë, në paradë morën pjesë edhe anëtarë të një dege të grupit rus të motorçiklistëve "Ujqërit e Natës", i njohur për mbështetjen e tij për Kremlinin.
Përveç oficerëve të MUP-it, përfshirë Njësinë Speciale Antiterroriste dhe shkollat e policisë, marshuan edhe anëtarë të organizatave të ndryshme të veteranëve. U shfaqën gjithashtu helikopterë "ANSAT", të cilët Administrata e Aviacionit të Republikës Sërpska i bleu nga Rusia, si dhe automjete të blinduara "Despot" dhe "Vihor".
Më parë u shërbye një liturgji në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, e udhëhequr nga Patriarku serb Porfirije, dhe në kremtim morën pjesë edhe disa ministra dhe deputetë nga Serbia, të udhëhequr nga Ministri i Kulturës Nikolla Selakoviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dërgoi një mesazh urimi me rastin e “34 vjetëve të ekzistencës dhe luftës për të ruajtur emrin, fenë, traditën, zakonet dhe identitetin serb”.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ndër të tjera, deklaroi se “9 janari është një nga datat më të rëndësishme për popullin serb”.
Pse është kontrovers festimi i kësaj dite?
Autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit serb të Bosnjës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është antikushtetues.
Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej. Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve. Këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimin e pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska./REL
SIRI- Presidentja e Komisionit Evropian,Von der Leyen shoqërohet në vizitën e saj nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ...
Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu Evropën Veriore, duke l&eum...
Donald Trump SHBA- Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të anuluar valën e dytë të sulmeve ndaj Venezu...
VENEZUELË- Qeveria e Venezuelës ka filluar lirimin e të paraburgosurve që konsiderohen të burgosur politikë nga grupet e t&...
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres SHBA- Sekretari i P...
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për braktisjen e normave ndërkombëtare dhe për “largimin g...
Foto ilustruse SIRI- Ushtria publikoi më shumë se shtatë harta të zonave që tha se do të ishin në shënjestër t...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy në postimin e tij theksoi se dokumenti mbi garancitë dypalëshe t&eu...
SHBA- Tregtarët e naftës dhe rafineritë amerikane po nxitojnë të sigurojnë akses në naftën bruto t...
Foto ilustruse TURQI- Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stamboll, duke ndikuar në transpo...