LIVE UPDATES
Aktualitet

Rinumërimi për qarkun e Durrësit, Dibrës, Fierit dhe Tiranës/ KAS kërkesë Celibashit: Kishte mospërputhje të votave në tabelat e rezultateve, të hetohen numëruesit

Në letrën zyrtare thuhet se pas rinumërimit të votave për disa zona pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS.

31 Korrik 2025, 09:53 Nga r.ll
Rinumërimi për qarkun e Durrësit, Dibrës, Fierit dhe
ilirjan celibashi

TIRAË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve i ka bërë kërkesë zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit të zhvillojë një hetim për anëtarët e grupeve numëruese që ishin pjesë e procesit të rinumërimit të votave. 

Në letrën e mëposhtme thuhet se pas rinumërimit të votave për disa zona pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS.

Më tej theksohet se hetimi administrativ për rastet në fjalë është i një rëndësie të veçantë sepse referuar rezultateve të nxjerra nga rinumërimi, rezulton që, në një numër tabelash të rezultateve të numërimit dhe vlerësimit të votave, mospërputhjet e rezultateve të miratuara nga GNV-të, me ato që rezultojnë në fletët e votimit, tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për ka tjetërsim të rezultatit të votave. 

KËRKESA E PLOTË: 

Në datën 11.05.2025, në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave sipas neneve 116 e vijues të K.Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse plotësuan dhe miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë të zonave përkatëse. Kjo procedurë dhe përgjegjësia e anëtarëve të GNV-ve përcaktohet në nenin 119 të K.Zgjedhor i cili ndër të tjera parashikon se:

"1. Në përfundim të procedurës së përcaktuar në nenin 118 të 8 të këtij Kodi, numëruesi i parë, së bashku me anëtarët e tjerë të Grupit të Numërimit, plotëson tabelën e rezultateve për atë qendër votimi, votimi, sipas sipas forn formularit tip të përcaktuar nga KQZ-ja.

2. Tabela origjinale e rezultateve të votimit, sipas pikës 1 të këtij neni, duke përfshirë edhe kundërshtimet, nëse ka, të anëtarit të Grupit të Numërimit, i dorëzohet menjëherë dorazi KZAZ-së nga Grupi i Numërimit. Kopje e tabelës së rezultateve i jepet çdo anëtari të Grupit të Numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Nëse ndonjë nga vëzhguesit e subjekteve zgjedhore ka kundërshtime në lidhje me rezultatet e pasqyruara në tabelë, ato shënohen menjëherë në librin e protokollit të KZAZ-së.

Një kopje dërgohet menjëherë në rrugë elektronike në KQZ. KQZ-ja i publikon në faqen e internetit menjëherë rezultatet zyrtare për çdo qendër votimi sapo i merr ato zyrtarisht nga KZAZ-ja. Publikimi duhet të saktësojë se rezultati është paraprak".

Nga dispozita e sipërcituar duket qartë që përgjegjësia për plotësimin e tabelës së rezultateve për çdo qendër votimi, si për subjektet zgjedhore ashtu edhe për kandidatët që i nënshtrohen votimit parapëlqyes, është e anëtarëve të Grupit të Numërimit.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet zgjedhore dhe kandidatëve që ju nënshtruan votimit parapëlqyes, me vendimet respektive, në zbatim të nenit 123 të K.Zgjedhor, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e Zonave Zgjedhore Qarku Dibër, Durrës, Fier dhe Tiranë, vendosët miratimin e Tabelave Përmbledhëse të Rezultatit për këto zona zgjedhore, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025. Kundër këtyre vendimeve, u paraqitën ankime në KQZ nga subjektet zgjedhore konkurruese në zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Referuar kërkesave procedurale të subjekteve zgjedhore ankimuese, dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, kërkuan nëpërmjet këqyrjes së kutive të votimit për Zonat Zgjedhore Qarku Durrës, Fier dhe Tiranë, rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit si për subjektet zgjedhore ashtu edhe për kandidatët e listave shumemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Në rastin e Zonës Zgjedhore Qarku Durrës, kërkesa për rinumërim/rivlerësim ishte për një pjesë të qendrave të votimit dhe jo për tërë zonën zgjedhore. Ndërkohë sa i përket Zonës Zgjedhore Qarku Dibër, rinumërimi dhe rivlerësimi i fletëve të votimit vetëm për kandidatët e listës shumemërore të subjektit zgjedhor koalicioni "Partia Demokratike - Shqipëria Madhështore", për një pjesë të qendrave të votimit, u vendos me vendim të KAS.

Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave, që u krye nga administrata e KQZ-së (24 grupe numërimi) në kuadër të procesit të kërkuar nga dy anëtarë të KAS-it apo me vendim të KAS-it (për rastin e Zonës Zgjedhore Qarku Dibër) u konkludua me tabela të reja rezultati për këto zona zgjedhore, si për subjektet, ashtu dhe për kandidatët që iu nënshtruan votimit parapëlqyes, përveçse për Zonën Zgjedhore Qarku Dibër që ndryshimet në tabelë u pasqyruan vetëm për kandidatët që ju nënshtruan votimit parapëlqyes për subjektin zgjedhor koalicioni "Partia Demokratike - Shqipëria Madhështore". Këto tabela u miratuan nga KAS-i me vendimet përkatëse, vendime këto që tashmë janë lënë në fuqi edhe nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor.

Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS. Këto mospërputhje duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana Juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave, pasi në zbatim të nenit 19 pika 1 shkronja "b" është Komisioneri ai që drejton dhe mbikëqyr, drejtpërdrejt ose nëpërmjet administratës së KQZ-së, veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.

Hetimi i mëtejshëm administrativ për rastet e sipërcituara është i një rëndësie të veçantë sepse referuar rezultateve të nxjerra nga rinumërimi në procedurën ankimore në KAS, rezulton që, në një numër tabelash të rezultateve të numërimit dhe vlerësimit të votave, mospërputhjet e rezultateve të miratuara nga GNV-të, me ato që rezultojnë në fletët e votimit, janë të tilla që prima facie tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave. 

Ky hetim administrative ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet që formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrenë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova për kryerjen e veprave të caktuara penale në fushën e zgjedhjeve nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim.

komisioni i sanksioneve dhe ankimeve kqz ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës