LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i Klevis Allës: Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, vërshuan urimet, Dumani ishte gëzuar

Pretendohet se Alla ishte në dijeni të vrasjes së Dorjan Shkozës, por nuk dinte se në çfarë rrethana ishte eliminuar, është vrarë Anxhelo Avdia.

15 Korrik 2022, 14:22 Nga k.m.
Rrëfimi i Klevis Allës: Pas vrasjes së Dorjan Shkozës,
Klevis Alla

TIRANË- Vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës pretendohet se ka tronditur emocionalisht Klevis Allën, të penduarin e drejtësisë. Por efektin e kundërt ka dhënë tek Nuredin Dumani. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili ka shkuar për "OraNews", të nesërmen e krimit, kishin vërshuar urimet përmes telefonit “Sky” dhe Nuredini vetëm buzëqeshte.

Pretendohet se Alla ishte në dijeni të vrasjes së Dorjan Shkozës, por nuk dinte se në çfarë rrethana ishte eliminuar, është vrarë Anxhelo Avdia. Ndërsa vetëm pak momente para se të vritej Shkoza dhe Avdia, ai kishte lënë një takim me Dorjan Shkozën, takim i cili nuk u realizua kurrë.

“…vetëm pak para se të vritej, Doriani më ka telefonuar dhe më ka pyetur nëse do vonohesha shumë dhe unë i kam thënë se po vij. Telefonata dhe qëllimi i takimit tonë, ka qenë për arsye pune, sepse para dy-tre ditësh, më kishte kërkuar ti rregulloja, dy-tre makina që i kishin ardhur nga Italia, por unë isha shmangur për arsye se isha në dijeni të planit të bërë nga Nuredini dhe grupi i tij, për vrasjen e Dorjanit… Kur fola në telefon me Dorjanin, i thash Dorajnit se po vi dhe me prit në lagje. Ndërkohë unë në këtë kohë kam qenë me Nuredin Dumanin dhe pasi jam larguar prej tij dhe sapo u futa tek rruga kryesore për tek lagja e “Nishtullës”, dëgjova se ishte vrarë Dori dhe një person tjetër. Kam çuar makinën time tek shtëpia dhe kam dalë në lagje. Në këtë kohë kam dëgjuar se ishte vrarë edhe Anxhelo Avdia. Pas kësaj unë ika në shtëpinë time dhe kam qenë shumë i tronditur,” - tregon Klevis Alla.

Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla, fut në dëshminë e tij si organizator të kësaj vrasje, të ndodhur në muajin Shkurt 2020, Nuredin Dumanin dhe ekzekutorë Besmir Haxhinë me pseudonimin “Lala”, Talo Çelën me pseudonimin “Moma” dhe Altin Ndocin me pseudonimin “Byrazeri”. Alla pretendon se ka parë siluetën e këtyre tre personave, por ata ishin të maskuar dhe nuk kishte mundur ti njihte dhe të jepte siguri të plotë. Por shtoi se emrat më pas ia kishte thënë vetë Nuredin Dumani. Mirëpo dëshmia e Allës bie në kundërshtim me atë të Henrik Hoxhajt.

PJESë NGA MARRJA Në PYETJE: 

Pyetje: Gjatë kohës që është vrarë Dorjan Shkoza, ku ka qenë Nuredin Dumani?

Përgjigje: Sqaroj se në vrasjen e Dorjan Shkozës, Nuredin Dumani nuk ka qenë ekzekutor, por ka qenë organizator. Me sa di unë ka qenë në një lokal pranë shtëpisë së tij në Nishtulla. Në momentin që në lagje ishte parë një mjet Mercedez me xhama të zi, Anxhelo Avdia, ishte ulur në tavolinë duke pirë kafe me Nuredin Dumanin dhe i kishte thënë se është një “Benz” me xhama të zi, që po leviz në lagje. Ishin ngritur nga kafja, dhe Anxhelo kishte dalë në rrugë për të parë se kush mund te ishte me atë makinë, ndërsa Nuredini me pretekstin se kishte frikë i kishte thënë se unë po iki në shtëpinë time urgjentisht. Në këto momente Nuredin Dumani, ka marrë dy çunat e tij me makinë për të patrulluar në lagje, që më vonë policia të mos ngrinte dyshime për të. Këto fakte mua mi ka treguar Nuredini, të nesërmen e ngjarjes.

Pyetje: Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, a keni pasur ndonjë komunikim me ndonjërin nga autorët e vrasjes?

Përgjigje: Pas vrasjes nuk kam pasur asnjë komunikim me asnjërin prej autorëve. Të nesërmen rreth orës 9:30 të mëngjesit, më ka telefonuar Nuredini dhe më ka kërkuar për kafe. Jemi takuar tek karburant Dida në Shkozet dhe kemi pire kafe. Gjatë kafes kemi biseduar edhe për vrasjen e Dorjanit dhe dukej shumë i gëzuar për vrasjen e tij. Kujtoj se gjatë kohës që po pinim kafe, Nuredinin, e uronin gjithë kohës në telefonin "SKY" që përdorte ai telefon i kriptuar.

Klevis Alla sqaron se Dorjani, punonte tek servisi i tij, të cilin e hapte vonë, pasi natën së bashku me Talon Çelën, Altin Ndocin, dhe Dashnor Dumanin, kryenin vjedhje automjetesh, disa i binin tek Klevisi dhe disa të tjera i çonin tek Dorjani. Grupi kishin edhe vende të tjera ku i strehonin makinat e vjedhura, që sipas Klevisit nuk i dinte se ku ishin këto vende.

“…dua të sqaroj se nga këto ngjarje ndërtova marrëdhënie të mira me Altin Ndocin, dhe Drorjan Shkozën, rreth fundit të vitit 2019, na ka lindur një konflikt ndërmjet meje dhe Altin Ndocit, për arsye se Altini, nuk po më paguante lekët që më kishte premtuar më parë për fshehjen e makinave të vjedhura që unë i mbaja në servisin tim. Për këtë fakt kisha folur edhe me Dorjan Shkozën dhe ai më kishte dhënë të drejtë. Në atë kohë kujtoj se kisha një makinë të vjedhur, të cilën ma kishin sjellë tek servisi Besmir Haxhia, Altin Ndoci dhe Dorjan Shkoza për ta mbajtur… I kisha kërkuar Altin Ndocit, që të më paguante për mjetet që mbaja në servisin tim, ku kishim rënë dakord për të më paguar 100 Euro nata. Gjatë kësaj kohë ishin bërë rreth 1000 Euro që Altini, nuk po mi paguante. Në këtë kohë i kam thënë Dorianit, se Altini nuk po më paguan lekët që kemi rënë dakord dhe Dorjani më tha, se do ti them unë Altinit që të paguaj. Unë i thashë se nëse nuk më paguan, do të çmontoj Mercedezin “C-Clas 2013, 300” me benzinë, të cilin e kisha në garazh të parkuar. Duke qenë se nuk po më paguante, e mora dhe e çmontova benzin që më kishin sjellë dhe e shita në pjesë dhe mora aq lek sa mendoja se meritoja për punën që bëja.

Kujtoj se kam qenë duke ngrënë drekë me disa shokë tek karburant “K…” në hyrje të autostradës dhe më ka telefonuar Dorjan Shkoza dhe më ka thënë: “…ku është makina që kishin lënë për ta mbajtur tek servisi im Besmiri, Dorjani dhe Altini…?”. Dhe unë i kam thënë se e kam tek shtëpia ime…. Ndërkohë këtë Mercedez, unë e kisha çmontuar dhe e kisha shitur për pjesë…”. Unë nuk i tregova Dorjanit, se e kam çmontuar, duke i thënë më jep lekët që më takojnë që për ruajtjen e makinave që ishin “1000-2000 Euro” dhe merre makinën.

Më ka thënë Dorjani aty te restoranti, se mos e ke shit makinën dhe unë i kam thënë: “…jo nuk e kam shitur duke i gënjyer…”. Dorjani më tha se: “…nëse të kërkon i madhi duhet të vish e ta takosh…”. Ndërsa unë i ktheva se: “…nëse duhet me taku të madhin, unë nuk vi me ju, i madhi të vij ose tek puna jote ose tek puna ime…”. Në këtë takim të bërë ndërmjet meje, Dorjanit dhe Altinit gjatë bisedës të përbashkët, jemi konfliktuar në lidhje me shitjen e mjetit, ku Altini më ka goditur me grusht në sy që mu ka nxirë. Ndërsa unë e kam goditur në shpatull me xhiro e makinës që kisha në dorë. Në këtë konflikt, ka qenë i pranishëm Dorjan Shkoza, dhe një shoku im i quajtur Shaqir Hoxha, i cili është nga Rrushbulli.

Të nesërmen më ka telefonuar Nuredin Dumani, i cili ishte kthyer nga Franca dhe më tha eja e më tako. Unë shkova direkt të takoja Nuredinin dhe ai më tha: “…sot më ka ardhur Talo Çela me makinën e Altin Ndocit dhe më ka takuar tek shtëpia ime, ku më tha se ishe konfliktuar ti me Altinin…”. Po i thash “…jam konfliktuar, për një pagesë që nuk ma kanë bërë Altini…”.

Ndërsa Nuredin Dumani ma ktheu: “…pse nuk erdhe të më thoshe mbrëmë se do ja kisha fut ndonjë plumb Dorianit…”.

Unë i thashë se nuk doja me zgjat shumë muhabetin me të. Nuredini më tha se më ka thënë Talo Çela, thuaj çunit (për mua) të ketë kujdes, se ata janë të gishtit (e kishte fjalën për Besmir Haxhin dhe Dorjan Shkozën).

Pas kësaj ngjarje jam afruar më shumë me Nuredin Dumanin. Pa dijeninë e Nuredinit kam shkuar dhe kam takuar Dorian Shkozën dhe i kam thënë se më datë 29-30 Dhjetor 2019, unë do të sjell 1000 euro që t'ia japësh Altinit për makinën e vjedhur, që ja kisha çmontuar sepse nuk doja sherre me asnjërin prej tyre dhe ja kam çuar këto lekë, duke ja dhënë Dorjan Shkozës, që t'ja jepte Altin Ndocit dhe i kam thënë thuaj Altinit, se nuk keni më punë me mua.

Disa ditë pas vitit të ri 2020, e kam takuar në lagjen tonë, "Nishtulla", Dorian Shkozën dhe e kam uruar për Vitin e Ri, ku kemi qëndruar disa minuta në këmbë. Sqaroj se gjatë kohës që unë kam qëndruar në këmbë me Dorianin, ka kaluar 2-3 herë Nuredin Dumani duke na parë.

Unë jam larguar me Dumanin në lokal “Univers” në Nishtullë. Jemi ulur në kafe bashkë unë dhe Nuredini dhe gjatë kafes më ka treguar disa foto, që i kishte të regjistruar në telefonin e tij "Enkro Chat" që ishin foto të miat, të servisit tim, të shtëpisë time dhe të familjes së tij dhe më ka thënë Nuredini, se këtu bëhet fjalë për jetën.

“…gjatë kohës që po pinim kafe me Nuredinin, ai më ka thënë, se këto foto mi ka dërguar një person, duke mos më treguar emrin e tij. Nuredini gjatë kafes me tha se është vrarë një njeri, dhe sërish s’më ka treguar se kush ishte ai persen dhe se Dorian Shkoza, i kishte thënë atij personit, se vrasjen e vëllait të tij e kishte kryer Nuredin Dumani. Nuredini më tha se vëllai i viktimës, kishte kryer hetime personale për Nuredinin se kush ja kishte vrarë vëllain dhe rezultonte, se Nuredin Dumani, ishte në burg në Francë, kur ishte kryer vrasja…”-tregon Klevis Alla.

Për këtë arsye Dumanit i ishte mbushur mendja se Dorian Shkoza me shokët e tij donte ta vriste, por jo vetëm atë. Pasi në shënjestër mendohet se ishte edhe Klevis Alla.

"Nuredini donte që unë të bindesha të bashkëpunoja me të, që ta vrasim ne Dorjanin para se ai të na vrasë ne."

klevis alla nuredin dumani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni