LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrënohet shtëpia e Pashko Vasës, mbesa ngre alarmin: U restaurua në 2018-ën, çatia pikon

Arkitekti i njohur, Zef Çuni i cili i ka parë nga afër vetë këto probleme tregon për problemet duke thënë se është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë duke qenë se është edhe 130-vjetori i vdekjes së tij.

30 Qershor 2022, 00:24 Nga F.M
Rrënohet shtëpia e Pashko Vasës, mbesa ngre alarmin: U restaurua
Rajmonda Vasa

TIRANË- Rajmonda Vasa trashëgimtarja e të madhit Pashko Vasa tregon se dikur priste e përcillte miq e vizitorë të shtëpisë së patriotit që është monument kulture. Por sot shtëpisë i pikon çatia dhe i ka rënë suvaja. Restaurimet e bëra në vitin 2012 dhe 2018 kanë qenë me defekte dhe e kanë kthyer banesën në rrënojë. Rajmonda thotë se ka vënë në dijeni ministren kryeministrin, por nuk ka marrë përgjigje.

Rajmonda Vasa: Unë ju kam shqetësuar për problemet që ka filluar të ketë kjo banesë dhe që është lënë në harresë nga institucionet. Janë problemet që janë krijuar kohët e fundit nga punët jo cilësore. Nuk shoh asnjë përgjigje. Është krijuar lagështirë sepse ka pikuar çatia. Unë ju kam dërguar disa foto që të ngre alarmin se kjo po shembet.

Arkitekti i njohur, Zef Çuni i cili i ka parë nga afër vetë këto probleme tregon për problemet duke thënë se është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë duke qenë se është edhe 130-vjetori i vdekjes së tij.

Zef Çuni, arkitekt: Është një monument me vlera të jashtëzakonshme, si monument kulture, por edhe si banesë popullore karakteristike shkodrane. Është edhe monument historik, pasi aty ka jetuar Pashko Vasa. Është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë duke qenë se është edhe 130-vjetori i vdekjes së tij. Pushteti lokal nuk i kushton vëmendje këtyre objekteve.

Emsioni “Stop” i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Shkodrës.

Besara Podgorica, dr. DRTK Shkodër: Aktualisht, projekti ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Materiale. Ka shkuar për miratim dhe pritet miratimi i tij. Maksimumi, mund të zgjasë 1 muaj nga verifikimi i çështjeve teknike përsa i takon projektit. Ne kemi qenë në kontakt edhe me trashëgimtaren e pronës dhe normalisht që i kemi marrë parasysh të gjitha shqetësimet që ajo i ka adresuar dhe në këtë kuadër ne e kemi futur në planin e veprimit për vitin 2022 në projektet e mirëmbajtjes banesën Pashko Vasa, pavarësisht se aty është investuar disa herë deri në vitin 2018.

Më pas, “Stop” u drejtua në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale Shkodër ku u tha se do të jepen 10 milionë lekë të vjetra për restaurimin e shtëpisë së patriotit Pashko Vasa.

Inxhinier në DRTK Shkodër: Ministria ka paraqitur dy lloje skemash. Skema e parë ka qenë vetëm pjesa e mirëmbajtjes, maksimumi ministria jep 10 milionë të vjetra, ndërsa skema B ka qenë, nëse objektin do ta kthesh në biznes, ministria mund të financonte deri në 50 milionë lekë të vjetra.

Marrë nga tvklan.al

rajmonda vasa pashko vaso

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi