Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një vit popullsia me aftësi të avancuara në teknologji është rritur ndjeshëm, por niveli mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Anketa e fundit e INSTAT që kishte qëllim matjen e aftësive teknologjike në popullatë, gjeti se vetëm 11,2% e popullsisë zotëron aftësinë për të shkruar kode në një gjuhë programimi në vitin 2025, nga 8,7% që ishte në 2024-ën.
Në një vit popullsia me aftësi të avancuara në teknologji është rritur ndjeshëm, por niveli mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë në Europën Qendrore dhe Lindore.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të Eurostat dhe vlerësimeve të projekteve rajonale të TIK, pjesëmarrja në programim zakonisht luhatet midis 15–20% për Serbinë dhe Malin e Zi, me Serbinë që njihet për ekosistemin më të zhvilluar të TIK në rajon. Maqedonia e Veriut renditet me rreth 14–16%, ndërsa Bosnja dhe Kosova me 12 dhe 14% të popullsisë me aftësi programimi, por sërish mbi Shqipërinë. Edhe në këtë fushë Shqipëria mbetet pas rajonit për aftësitë e programimit në nivel popullsie.
Aftësitë e avancuara të TIK në Shqipëri në një pjesë të vogël të popullsisë kufizojnë potencialin për të ushqyer sektorin e teknologjisë dhe ekonominë digjitale. Rritja me afro 30 pikë % brenda një viti (nga 8,7% në 11,2%) tregon se ka një dinamikë pozitive, por nuk është e mjaftueshme për të kapur ritmin e rajonit.
Të dhënat e tjera nga anketa tregojnë se aftësitë më bazike, si instalimi i programeve, përdorimi i Word, prezantimet apo transferimi i materialeve janë me të popullarizuara në mesin e popullsisë, duke treguar se rritja e aftësive digjitale po ndodh, por më ngadalë në nivelet që kërkojnë njohuri teknike më të thelluara.
Kjo situatë është reflektuar shpesh edhe në raportet europiane për konkurrues mërinë digjitale, ku Shqipëria renditet mirë në përdorim të përgjithshëm të teknologjisë, por dobët në përgatitjen e fuqisë punëtore për profesione të specializuara në sektorin TIK.
Në krahasim me vendet lindore të BE-së si Polonia, Hungaria apo Rumania,– hendeku është edhe më i thellë. Për shembull, pjesa e individëve që dinë programim në këto vende shkon nga 18% deri në 25%, të nxitur nga një treg pune më i zhvilluar, paga më konkurruese dhe një traditë më e gjatë në arsimin teknik.
Shqipëria ka bërë progres, por mbetet në pozicionin e fundit në rajon për sa i përket zotërimit të aftësive të programimit. Ekspertët e arsimit sugjerojnë ndërmarrjen e politikave më të forta për nxitjen e arsimit profesional, programeve të posaçme teknologjikë dhe zhvillimit të talenteve të reja, përndryshe tregu i punës do të vazhdojë të vuajë mungesën e profesionistëve të TIK-ut, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit avancojnë më shpejt./Monitor.al
Fabion Kuçi DURRËS- Personazhi i njohur i TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur mbrëm...
Policia Kufitare Kakavijë KAKAVIJË- Policia Kufitare Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotm...
SPAK TIRANË- Detaje të reja vijojnë dalin nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme te AKSH-i. Bëhet me dije se ë...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave t&e...
Bankers Petroleum Albania TIRANË- Kompania Bankers Petroleum Albania ka bërë një deklaratë ku njofton se aktiviteti prodhues dhe ...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Prokurorinë e Posaçme ka lëshuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie&rs...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj...
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbardhur vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar, Fatos Cenaj, ngjarje e ndodhur më 8 qershor në ...
BKH TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte një aksion n&eum...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një person është gjetur i pajete mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në q...